Kryesore

Shqipëria harron fitoren, mposhtet nga Izraeli

22:44 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas paraqitjes zhgënjyesë të bërë në ndeshjen miqësore kundër modestëve ndaj Jordanisë, Kombëtarja shqiptare vijon ecurinë e saj të dobët edhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve.




Kuqezinjtë morën humbjen e dytë rradhazi në grup –  ku pas disfatës së pësuar kundër Skocisë me shifrat 2-0, të njëjtën humbjen morën dhe në takimin e mbrëmjes së sotme kundër Izraelit.

Një disfatë që konfirmon momentin negativ që po kalojnë djemtë e Panuçin të cilët janë në momente krize, që ende nuk po arrijnë dot të zgjidhin këtë situatë të rëndë.

Edhe pse Shqipëria arriti që të dominojë takimin e sotëm ndaj Izraelit, këta të fundit ishin më rezultativ në momentet finalizuese duke u treguar më të saktë se lojtarët tanë.

Goli i parë për vendasit u shënua që në minutën e 8-të të takimit me anë të Hemed që shfrytëzoi një gafë të mbrojtjes shqiptare duke e dërguar topin në fund të rrjetës.

Deri në minutën e 83-të Shqipëria ishte ajo që po e dominonte takimin duke e zhvendosur kundërshtarin në gjysmëfushën e tyre, por ajo që u mungoi ishte goli.

Dhe kjo u realizua nga kundërshtari që shënoi golin e dytë në minutën  e 84-të me anë të Saba që realizoi nga një goditje jashtë zone.

Një tjetër humbje zhgënjyese për Shqipërinë e Kristian Panuçit i cili është në krizë rezultatesh dhe loje me këtë ekip.

Pas kësaj disfate Shqipëria renditet në vendin e fundit në renditje me vetëm tre pikë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Izraeli me gjashtë pik.

Ndeshja e rradhës për Shqipërinë në Ligën e Kombeve do të jetë kundër Skocisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.