Kryesore

Zgjedhjet në Bavari, humbje e thellë për aleatët e Merkel

19:06 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aleatët e kancelares gjermane Angela Merkel u përballen me humbjen më të rëndë në 60 vitet e fundit në zgjedhjet që u zhvilluan sot në Bavari. Ky rezultat mund të sjellë ndryshime në qeverinë e Berlinit




Aleatët bavarezë të kancelares gjermane Angela Merkel shkuan drejt rezultatit të tyre më të keq në zgjedhje në 60 vitet e fundit. Votimi rajonal ka gjasa të rrisë tensionet brenda qeverisë së brishtë të koalicionit gjerman.

CSU siguroi 35.5 për qind, sipas parashikimeve të Exit-Poll-ve të publikuara në mbyllje të procesit të votimit, duke humbur shumicën absolute në landin e pasur Alpin, ku kanë pasur mbështetje të plotë që nga vitet 1960.

Rezultati i shkëputur i zgjedhjeve mund ta detyrojë Soeder, i cili ka përjashtuar një koalicion me AfD, në një aleancë të vështirë me të Gjelbrit.

Horst Seehofer , kreu i partisë CSU dhe ministri i Brendshëm në qeverinë federale Merkel mund të përballen me thirrjet për të hequr të paktën një nga postet e tij pas zgjedhjeve bavareze, pasi retorika e tij e ashpër ndaj azil kërkuesve ka gjasa të trembë votuesit. Seehofer ka qenë kritik i ashpër i Merkelit pas vendimit të saj në 2015 për të mirëpritur më shumë se 1 milion azilkërkuesish.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.