BOTA

A është përfshirë Putin në vrasje? Trump: Ndoshta po

13:53 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë në një intervistë televizive se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin “ndoshta” është përfshirë në vrasje dhe ka pohuar sërish se Moska ka ndërhyrë në politikën amerikane.




Trump po ashtu ka thënë se nuk e di nëse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis është duke planifikuar të dorëhiqet, por se ai e konsideron gjeneralin si “lloj të demokratit” dhe se ai mund të largohet.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë të realizuar paraprakisht për emisionin televiziv 60 Minuta në CBS.
Në mesin e çështjeve që ai ka përmendur janë edhe Koreja Veriore, përpjekjet e shpëtimit pas uraganit në SHBA, zhdukja e gazetarit saudit në Turqi, Jamal Khashoggi dhe ndryshimet klimatike.

Kur prezantuesja e CBS-së, Lesley Stahl, e ka pyetur Trumpin nëse pajtohet me njerëzit që pretendojnë se Putin ka qenë i përfshirë në vrasjet e kritikëve, ai është përgjigjur: “Ndoshta po. Ndoshta”. Nuk është bërë e qartë se në cilat vrasje Trump ka dyshuar se ka qenë i përfshirë Putini, ndonëse shumë kritikë të liderit rus janë vrarë përmes helmimeve të dyshuara dhe të tjerë në kushte të mistershme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.