LIFE STYLE

Habiti botën/ Vajza, mike me kobrat e tmerrshme

09:34 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë kemi frikë nga gjarpërinjtë, por një vajzë 11-vjeçare nga India i quan pa frikë zvarranikët, si miqtë e saj më të mirë.




Kajol Khan nga një zonë e Indisë, edhe pse është kafshuar disa herë, ajo ushqehet madje dhe fle me gjarpërinjtë më helmues në botë, Kobrat.

Edhe babai i saj organizonte shfaqje duke treguar trimërinë e tij me gjarpërinj dhe duket se këtë pasion e ka trashëguar edhe e bija e tij 11-vjeçare, e cila shprehet: “Nuk më pëlqen të shkoj në shkollë, më pëlqen më shumë të luaj më gjarpërinjtë, më dhemb pickimi i tyre por shpesh herë është faji im, është diçka argëtuese”.

“Ajo është kafshuar disa herë nga gjarpërinjtë duke rrezikuar jetën e saj por sekreti i mbijetesës është mjekimi me një ilaç prodhuar në mënyrë popullore nga gjethja e një bime të egër që përzihet me gjalp dhe piper të zi, e cila po të vendoset menjëherë në plagë të shpëton jetën”, shprehet babai i 11-vjeçares.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.