BOTA

Hillari Klinton flet për skandalin seksual të bashkëshortit

15:12 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i është rikthyer skandalit që përfshiu të shoqin gjatë kohës kur ishte president i SHBA-ve. Në përgjigje të kritikave, sipas të cilave ish-presidenti Klinton duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas skandalit Levinski, zonja Klinton tha se çështja e tij nuk ishte abuzim me pushtetin dhe Levinski ishte një vajzë e rritur.




Në një intervistë në CBS, Klinton e mbrojti bashkëshortin e saj, duke u shprehur “absolutisht jo” në përgjigje të një pyetjeje nëse ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi afera e tij me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë doli në dritë 20 vjet më parë.

Senatori Demokratik i Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand, i cili ka zënë vendin e dikurshëm të Hillari Klintonit, së fundmi është shprehur për “The Neë York Times” se ish-presidenti duhet të ishte dorëhequr në atë kohë”. Po, unë mendoj se do të kishte qenë gjëja e duhur”, i tha Gillibrand gazetës, kur u pyet drejtpërdrejt për skandalin.

Ndërsa zonja Klinton tha se çështja midis ish-Presidentit dhe Levinskit, praktikante në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, nuk ishte abuzim i pushtetit dhe tha se Levinski “ishte një e rritur”.

Klinton preferoi të komentonte situata të ngjashme në të cilat është vënë ish-rivali i saj, Trump, kohët e fundit. “Më lejoni t’ju pyes për këtë”, vazhdoi Klinton, “ku janë hetimet e deritanishme ndaj Trump-it, kundër të cilit janë bërë akuza të shumta dhe të cilat i hedh poshtë, i mohon dhe tallet?”.

Ajo përmendi hetimin që u hap në lidhje me aferën e bashkëshortit të saj. “Unë besoj se erdhi në momentin e duhur”.

Në atë kohë pati një përpjekje për ta shkarkuar presidentin, por një vendim i Senatit i dha atij të drejtën për të përfunduar mandatin.

Kur u pyet se cfarë roli kanë luajtur kritikat e femrave të tjera, të cilat e kanë akuzuar bashkëshortin e saj për abuzime seksuale ,Hilary u përgjigj “Asnjë rol”. “Unë marr përgjegjësinë për jetën time dhe veprimet e mia”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.