Horoskopi

Horoskopi i datës 15 Tetor 2018

00:00 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të tregohen shumë të kujdesshëm sot. Do të finalizoni një marrëveshje financiare, e cila do t’ju sjellë mjaft të ardhura ekonomike. Sa i përket jetës martesore, do të jetë një ndër ditët tuaja më të lumtura.

Do ta keni të vështirë të përqendroheni në punë, për shkak të disa problemeve familjare. Duhet të mendoheni mirë para se të investoni para në një skemë që do t’ju prezantohet sot. Romanca do t’ju pushtojë sot gjatë një takimi me gjysmën e zemrës suaj në mbrëmje.

Aktivitet e sotme do të jenë të lodhshme dhe stresuese. Tregohuni të heshtur për qëllimet në jetën. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të jetë i irrituar sot, çfarë do të shtojë presonin në mendjen tuaj. Aftësia juaj për të vepruar me shkathtësi në punë do të vlerësohet sot.

Ushtrimet fizike do t’ju bëjnë të ndiheni shumë energjikë gjatë ditës. Përdorini idetë tuaja inovative për të fituar më shumë para. Tregohu i sjellshëm dhe bëj kujdes me fjalët, pasi mund të bëhen shkak për t’u përballur me një konflikt.

Përfshihuni në aktivitete që ju qetësojnë dhe iu bëjnë të ndiheni mirë. Do të keni probleme me paratë sot. Ka gjasa të shpenzoni më shumë seç e kishit parashikuar. Ndoshta mund të zhgënjeheni në dashuri, por mos u shqetësoni pasi mund t’ju kontaktojë dikush nga e kaluara.

Sot do të ndiheni të relaksuar dhe do të keni dëshirë të argëtoheni dhe të kënaqeni pafund. Bëni kujdes pasi mund të përfshiheni në një debat në familje. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Problemet në shtëpinë tuaj do të jenë në rritje, ndaj bëni kujdes me ato çfarë thoni dhe tregohuni më të arsyeshëm. Do të keni dëshirë të realizoni shumë gjëra, por për shkak të irritimit që do të ndjeni, ka gjasa të mos arrini objektivat tuaja.

Problemet e një mikut tuaj do t’ju bëjnë të ndiheni të mërzitur dhe të shqetësuar. Do të kaloni një mbrëmje të shkëlqyer me partnerin/partneren tuaj. Ka gjasa të befasoheni nga një surprizë, e cila do t’ju kënaqë pamasë.

Ruaj durimin pasi përpjekjet tuaja të vazhdueshme do të sigurojnë sukses. Ka gjasa që për shkak të agjendës suaj të ngarkuar të shtyni një udhëtim të parashikuar disa kohë më parë. Mund të zhgënjeheni në dashuri, po kjo nuk do t’ju dekurajojë aspak.

Pritshmëritë e larta mund t’ju rezultojnë në zhgënjim. Një i njohur nga e kaluara mund të bëhet shkak për mosmarrëveshje me partnerin/partneren tuaj. Sa i përket anës ekonomike, nuk do të jetë dita e duhur pasi do të paguani disa fatura të prapambetura.

Sot do ta shijoni maksimalisht kohën e lirë. Shmangni personat që iu afrohen për interes apo për të kërkuar hua të përkohshme. Do të ndiheni mirë pranë miqve tuaj të ngushtë.

Kushtojini më shumë kohë vetes suaj sidomos aktivitetit fizik. Miqtë dhe familja ju zënë pjesën më të madhe të kohës. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet teksa do t’ju shlyejnë disa borxhe të marra kohë më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.