AKTUALITET

Kush është Taulanti nga Librazhdi? Babalja flet për përgjimet

22:00 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja”  ka folur përsëri për audiopërgjimin, ku sipas tij, vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.




Babalja thekson se Fredi Alizoti gënjen kur pretendon se zëri në audio-përgjim është i tiji.

Ai thotë se Alizotin e kishte shok, por që ky i fundit e ka tradhtuar. Lidhur me një përgjim që ndodhet në dosjet e prokurorisë, ku Fredi Alzito flet me Veliun teksa ai ndodhej në Kosovë dhe përmend “një 200-tëshe”, Arbet Veliu tregon se bëhej fjalë për ti dhënë unë 200 euro, se ishte pa bukë. I thashë të takojë një njeriun e tij, shtoi ai. Sipas Veliut, Fredi Alizoti është “një i droguar”.

Gjithashtu, në audiopërgjimet e Fredi Alizotit, përmendet edhe një emër, “Taulanti nga Librazhdi”, për të cilin Prokuroria nuk ka ende dijeni se kush mund të jetë. I pyetur se cili është “Taulanti nga Librazhdi”, në audiopërgjimin e Fredi Alizotit, Albert Veliu, dha referenca drejt kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës.

”Taulanti është ai djali i shkathët, që ka lidhje me të gjithë “kingat” e Shqipërisë. Është ai që del e thotë ‘Babale 1’ e ‘Babale 2’, e me radhë. E di e gjithë Shqipëria, cili është ky Taulanti. Ne babale jemi, e babale do vdesim, por nuk jemi si Taulanti”, deklaroi Albert Veliu. Babalja theksoi më tej se audiopërgjimet e publikuara nga prokuroria, në shumë momente mund të jenë të manipuluara dhe jo reale, pasi “ata mund t’i bëjnë si të duan”, sipas tij.

Pjesë nga intervista

Eni Vasili: Ai thotë që ju i kishit premtuar 100 mijë euro nga 200 mijë euro që secili do ndante.

Albert Veliu: As që bëhet llaf. Unë në jetën time me lekë nuk me ka blerë njeri. Vajta 51 vjeç dhe s’më ka blerë bir nëne me leke. Unë kisha historinë me x-in, me kishte detyrime për burgun që bëra. Më ktheu kurrizin, më la fëmijet rrugëve dhe e ktheva monedhën. Këtu nuk ka asnjë lloj politike. As Olldash, as Salianj, as Rama, as me Xhafajn nuk kam gjë. Une e kam të gjithë me atë se më ktheu kurrizin. Më la të vuaja burgjeve dhe më la fëmijet rrugëve. Dhe vetë ngrinte pallate, u bë kapobande e ….

Eni Vasili: Tani edhe njëherë. Qendrojmë tek 100 mije euro. Ju thoni që nuk ka asnjë, as 100, as 200? A ju ka paguar njeri?

Albert Veliu: Nuk është e vertete, janë genjshtra.

Eni Vasili: A ju ka paguar njeri për këtë rregjistrim?

Albert Veliu: As edhe nje 10 lekshe. Une kam ardhur në Kosovë që të më besoni me 300 euro. I keni të rregjistruara në polici. Dhe ha bukë në azil. Ha bukën e azilit, dhe tani që jemi bashkë po të nxjerr xhepin, jam me 4 euro në xhep. Asistenca e azilit.

Eni Vasili: Fredi Alizoti, del në një tjetër përgjim i datës 12 qershor, ku flet sërish për paratë. Ai flet me një numër që mbaron me 974 dhe i thotë. Unë po lexoj prapë se çfarë thotë Alizoti: Muhabet nuk ke degjuar në televizion ti. Po fola unë gjëra, ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i tij. E ke parasysh, dëgjon? Bëra sikur isha vëllai I tij. E kupton do merrnin nga 100-she, a e kupton ti?

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë fare, këto janë të gjitha broçkulla.

Eni Vasili: Pastaj thonë: po këta mo burrë, po nuk ishte gjë e mirë ajo. Kupton ti, nga 100 erdhi muhabeti, prit nga 100 për 100-she. Më tha nuk marrim 200, më tha mua marrim 100. Po mirë i thash unë, mendova që po devijonte. E ke parasysh ti se çfarë tipi ka ai. I thashë une më jep një 20-çe dhe unë ika.

Albert Veliu: Motra, janë të gjitha gënjeshtra. Janë të gjitha të improvizuara, siç i thoni ju në gjuhën tuaj. Janë të montuara nga dikush. Ai nuk ka fare lidhje. Atë të vërtetë e di vetëm unë dhe ai x. Kemi 2 kampione zërash, merrini.

Eni Vasili: Alizoti thotë se ai x jam unë.

Albert Veliu: Jo është x tjetër. Ka dalë edhe një Agron Hyseni që unë nuk e kam parë kurrë në jetën time dhe unë nuk e di kush është.

Eni Vasili: Do ju pyes edhe për atë por mbarojmë njëherë me Fredi Alizotin.

Albert Veliu: Me këtë nuk kam fare lidhje. Ky është komplet i manipuluar.

Eni Vasili: Po këto janë përgjime, si është e manipuluar?

Albert Veliu: Kjo është e manipuluar dhe është diçka që lidh këtë mes. Mua nuk më interesojnë si të djathtet edhe të majtët, i pafsha të dy palet në botë tjetër. Unë e kisha me x-in gjithë këtë histori. Nuk kam punë fare me punët politike, se janë futur shofe këta.

Eni Vasili: A iu kishte thënë Alizoti që do i tregonte të gjitha nëse ju nuk do e paguanit?

Albert Veliu: As nuk është e vërtetë fare, pasi nuk i ka diskutuar me mua këto muhabete, se nuk ka shanse t’i diskutojë me mua këto muhabete. Nuk ka shanse të bisedoje këto lloj muhabetesh sepse nuk është fare i lidhur në këtë lloj historie.

Eni Vasili: A ju kishte thënë ai se në datën 1 qershor do telefononte në polici për të treguar të vërtetën e tij, se e ka bërë ai rolin e Agron xhafaj.

Albert Veliu: Nuk është e vërtetë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kam nj a tre katër pyetje për këta që quhen gazetarë dhe marrin në pyetje njerëzit që janë nën hetim.
    Pyetje: Cili është roli juaj në këtë pyetje-përgjigje?
    Nëse është kaq e thjeshtë që juve t’ju tregojnë të vërtetat në televizion, atëherë përse na duhen hetuesit, prokurorët e çështjes dhe gjykatat?
    A e ju shkon ndër mend juve se veprime të tilla që ju ndërmerrni krijoni çoroditje në popull dhe pyetja e fundit a e dini ju se duke vepruarealizuar kështu ndihmoni në shkatërrimin e hetimeve?
    Ndërsa për gazetarët pyetja është si e justifikoni ju këto pyetje-përgjigje që nuk i shërbejnë luftës kundër krimit?
    Për institucionin e prokurorisë nuk pyesim, por habitemi pse i lejojnë këto lloj ndërhyrje në punët e tyre!
    Ja kjo është situata tek ne të gjithë në.mënyra të ndryshme ndihmojmë zhdukjen e elementëve të krimit.
    Një fushatë e tërbuar e 30 kryetarëve të partiçkave, që fatkeqësisht quhen opozitë, janë hedhur në sulm kundër institucionit të kryeministrisë dhe prokurorisë, një fakt i padiskutueshëm në mbrojtje të krimit dhe kriminelëve së pari , pastaj dhe të bëmave të tyre lidhur me bashkëpunimin me kriminelët.
    Mirë.është që komenti të publikohet, mendoj se dikush do e lexojë dhe do fillojnë të reagojnë kundër këtyre intervistuesve- shërbyes të krimeve me ngjyra të ndryshme.
    Xha Jshua

    Përgjigju ↓