Nostalgji

Nostalgji/ Dhe Princin e zë vapa! Kapedani sfidon ministrin Basha

16:00 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Dhe Princin e zë vapa! Kapedani Sfidon ministrin Basha




Dhe Princin e zë vapa!
Java që po kalojmë ka qenë vërtet e nxehtë. Të gjithë njerëzit i janë drejtuar plazhit, ndërsa të tjerët që s’kanë mundur të lëvizin nga Tirana, kanë gjetur mundësitë e duhura për të evituar temperaturat e larta. Për Princin Leka duket se nuk ka zgjidhje as në ambientet me ajër të kondicionuar. Ndoshta kostumi zyrtar e shton sikletin e tij. Edhe pasi ka pirë pak ujë të freskët gjendja ka qenë po e njëjtë, djersët e kanë mbuluar të gjithin. Kështu, kur e ka parë që zagushia shtohej, ka nxjerrë shaminë nga xhepi dhe të paktën ka fshirë ballin!

Kapedani sfidon ministrin Basha
Për herë të parë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha gjendet i eklipsuar për sa i përket prezencës para femrave. Kjo ka ndodhur të martën në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe eklipsimi ka ardhur pikërisht nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Etion Kapedani. Gazetaret që ndodheshin në takim e vunë në siklet zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme, pasi pyetjen e parë e bënin për personin që shoqëronte dhe më pas nëse dilte koha, për ndonjë sqarim rreth deklaratës së Bashës. Sekretari Kapedani është parë edhe të rregullonte flokët para pasqyrave të dekorit të mureve në godinën e kryesisë së Kuvendit, por që duket se mundi ia ka vlejtur. Burime të “Bluetooth” sqaruan se aq shpejt u përhap fjala për prezencën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, sa punonjësve të ministrisë nuk u ka pushuar telefoni dy ditë rresht nga gazetaret që e pyesnin për të.

Ky shkrim u botua më 24 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.