AKTUALITET

“Të rregullojmë djalin”, Babalja: Më kanë kërcënuar

21:52 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja”  ka folur përsëri për audiopërgjimin, ku sipas tij, vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.




Albert Veliu aktualisht në ndodhet në kampin e azilantëve, në Prishtinë, ku gjykatat kosovare refuzuan kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta ekstraduar, dhe pret që të fitojë statusin e azilantit politik në Kosovë.

Në një intervistë për Top Channel, ai  tregon se ka marrë kërcënime dhe gjatë kohës që ka qenë në kamp dhe i kanë premtuar se do i “rregullojnë” djalin, t’i japin pasaportë maqedonase dhe ta dërgojnë tek e ëma dhe vëllai i madh.

Pjesë nga intervista

Kush po e ben presion ku dhe si?

Me ka sjelle nje person qe mos te ze emra ne goje me ka thene te garantojme djalin me pasaporte maqedonase hajde poshte e kalojme ne shpifje dhe ti del nga burgu.

Pra ti te rikthehesh ne shqiperi te thuash qe nuk ishte e vertete?

Po dhe djalin ta nisin direkt me pasaporte maqedonase qe sot po te duash tha po une nuk pranoj

Ta nisin ku?

Ku eshte zonja ime me djalin e madh

Ku jane ata?

Nuk mund ta shpreh ku jane se ato i di shteti shqiptar qe kane agjentet e tyre qe ata e dine ku jane zoteria qe po ndjek njerezit kemba kembes.

Po thoni qe jane kercenuar edhe jashtë?

Po kam marre shume kercenime.

Ne çforme me shpjego pak…

Ne shume forma qe atje i mbron shteti nuk hyn dot atje se atje eshte tjeter shtet ku jane ata jane shtet shume i fuqishem jane shtet qe mbrojne te drejtat e njeriut dhe jane shteti i te drejtes qe i japin te drejte gjithe europes jo me dava sipunet tona.

Ti flet per kercenime edhe ketu ne kamp perveç personit qe siç the ka ardhur dhe ka premtuar qe te ktheheni dhe te tërhiqni?

Jo jo dje ka ardh edhe nje makine me 4 persona me tatuazh dhe kane pyetur si jane marredheniet ne kamp ça rojesh bejne sa roje jane dhe aty u leshua gjithe policia mbreme ka rrethuar gjithe zonen kane qene 2 me drite dore pas gardheve nuk e di kush kane qene.

Makine ma targa shqiptare?

Me shqiptare xhip i zi plus jane regjistruar ne polici edhe shume makina te tjera qe ven e vijne afer kampin targa shqiptare fotografojne provokojne.

Pra ne nje fare menyre ndihesh i kërcënuar?

Gjer shume i kercenuar dhe ky vend per mua nuk eshte shume i sigurt.

Po pse mendon se gjithe keto makina vijne per ty?

Keto e bejne per te me kercenuar mua qe une te bej doreheqje nga e verteta ime.

Perse mendon se jane per ty dhe jo per dike tjetër?

S’ka vetem une jam aty jam bashke me djalin ata te tjeret qe jane aty jane afrikane vijne dhe ikin marrin rrugen per ne serbi dhe thone qe eshte person qe prish çeshtjen qe  mund te iki nga azili une kam 5 muaj kam kerkuar mbrojtje ketu te qe per te ik nga azili une kisha ik me kohe.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.