BOTA

Uragani “Lesli”, 6 të vdekur në Francë dhe dhjetëra të plagosur në Portugali

10:02 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Aude të Francës, teksa Portugalia dhe Spanja janë goditur nga uragani “Leslie”.




Mediat bëjnë me dije se një sasi shiu e disa muajve ka rënë për disa orë brenda natës, duke shkaktuar fryrjen e lumenjve me më shumë se 6 metra dhe shkaktuar përmbytje.

Prefekti i Aude, Alain Thirion, tha për televizionin BFM se: “Ne kemi njerëz të bllokuar në çati, do të duhet të përdorim avionë për t’i evakuuar, sepse nuk mund t’i arrijmë me varkë duke pasur parasysh forcën e ujit”.

Helikopterët po presin që rreshjet të pushojnë, përpara se të fillojnë operacionet e shpëtimit.

 

Nivelet e ujit pritet të rriten përsëri të hënën, teksa sipas parashikimit rreshjet do të vazhdojnë deri ditën e sotme.

Portugalia është goditur nga një nga stuhitë më të forta, teksa uragani “Leslie” la qindra mijëra familje pa energji elektrike dhe dhjetëra persona të plagosur.

Edhe Spanja po përballet me stuhinë, e cila ndryshe është quajtur “shiu zombie”, për shkak të mënyrës sesi përshkoi përmes Atlantikut për javë të tëra.

Stuhia, tani një ciklon post-tropikal, fluturoi natën në veri dhe në mes të Portugalisë, ku zyrtarët i paralajmëruan njerëzit të mos dilnin jashtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.