SHËNDET

Zmadhimi i mëlçisë, si ta trajtoni me bimë mjekësore

16:20 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Zmadhimi i mëlçisë nuk dallohet që në fillimin e saj, pasi nuk ka simptoma për një kohë të gjatë. Testi i pare mund të bëhet nga çdo individ në shtëpi e për këtë mund të prekni direkt poshtë brinjëve në pjesën e djathtë. Nëse keni zmadhim të mëlçisë do të ndjeni një pjesë të butë që vazhdon poshtë brinjës, mund të jetë e rregullt ose e çrregullt në formë. Ndërsa një mëlçi normale nuk ndjehet menjëherë sa e prekni pjesën poshtë brinjës, pra duhet të shtypni më thellë për ta dalluar. Ndërsa për të analizuar saktësisht madhësinë e shëndetin e mëlçisë suaj duhet të bëni një eko. Gjithashtu, analizat e gjakut janë të rëndësishme për të kontrolluar shëndetin e këtij organi, pasi tregojnë sekretimin e enzimave nga mëlçia, ALT rritet kur rritet numri i qelizave të vdekura të mëlçisë, pra kur është e dëmtuar e lëshon në gjak më shumë këtë enzimë. ALT qëndron brenda në mëlçi dhe kryen funksione si tretja, ruajtja e vitaminave e mineraleve, tretja e toksinave etj. Kur vdesin qelizat e mëlçisë, ALT çlirohet në gjak.




Simptomat e sëmundjes dallohen vonë e mund të jenë zverdhje e të bardhës së syve, lodhje dhe dobësi, humbje oreksi, humbje peshe, ose gjendje të fikëti. Gjithashtu, një simptomë mund të jetë mbajtja e lëngjeve në organizëm që shkakton fryrje të këmbëve. Individët mund të ndjejnë fryrje të barkut ose dhimbje të tij. Një diagnostikim për mëlçinë e dëmtuar janë edhe gërvishtjet e lehta në lëkurë që krijojnë fryrje ose ngelen shenja të kuqe për shumë kohë, dhe fillojnë të krijohen angioma.

Shkaku i zmadhimit të mëlçisë
Zmadhimi i mëlçisë ndodh për arsye të ndryshme. Mund të shkaktohet nga faktorë si mënyra e jetesës dhe dieta, por edhe nga sëmundje më të rrezikshme si hepatiti apo kanceri. Kjo sëmundje shkaktohet nga konsumimi i tepërt i alkolit, nga diabeti ose dieta e varfër pa minerale vitamina ose aminoacide. Gjithashtu, konsumimi i tepërt i ushqimeve të konservuara, ose rritja e toksinave në organizëm janë faktorë të sëmundjes. Gjithashtu, zmadhimi i mëlçisë shkaktohet nga dhjamosja e saj dhe diabeti. Nëse hepatiti kalon në cerozë, atëherë fillon degradimi i mëlçisë dhe kështu fillon zmadhimi i saj. ALT e lartë tregon rritjen e qelizave të vdekura të mëlçisë dhe zemrës, prandaj fillon dobësimi i të dyja organeve. Gjithashtu, zmadhimi i mëlçisë mund të shkaktohet nga kanceri në mëlçi apo në organe të tjera, ose në rastin kur kanceri është në fazë të avancuar dhe ka krijuar metastaza atëherë mëlçia fillon të zmadhohet. Prandaj është e rëndësishme që kur individi ka mëlçi të zmadhuar të kontrollohen të gjitha organet, minimalisht me eko dhe analizë gjaku, për t’u gjetur shkaku i vërtetë i sëmundjes. Nëse gjendet shkaktari mëlçia mund të vijë në normë sërish pasi qelizat e mëlçisë vdesin çdo 3-4 ditë normalisht, dhe kështu çdo muaj qelizat e saj arrijnë të rigjenerohen komplet.

Trajtimi
Për të trajtuar sëmundjet e mëlçisë duhet gjetur shkaku i sëmundjes. Ky organ ka mbi 1000 funksione në organizëm, dhe zmadhimi i saj mund të ndodhë për shkak të mbingarkesës së funksioneve të saj. Prandaj për trajtimin e sëmundjes duhet kontrolluar si fillim dieta, konsumimi i alkolit dhe duhanit, mbipesha ose hepatiti. Hapi i parë është dobësimi pasi ulja e peshës është shumë pozitive për mëlçinë pasi ulim ngarkesën e punës së saj, pra sa më pak ushqime të hyjnë në stomak aq më pak enzima duhet të prodhohen nga mëlçia për tretjen e tyre.
Hapi i dytë është dieta e kontrolluar: konsumoni ushqime jeshile, domate, ushqime që përmbajnë antioksidante, patëllxhanët janë shumë të këshillueshme pasi stimulojnë qelizat e reja të mëlçisë të formohen në normë, vitaminë C, avocado, banane, xhinxher, peshk, limon, patatet e ëmbla. Mund të konsumoni edhe turmeric, tashmë shumë i njohur për vetitë e tij antikancerogjene dhe rigjeneruese, por edhe vaji i farave të zeza ka përbërës të fuqishëm për rigjenerimin e mëlçisë.

Bimët mjekësore
Këshillohet të përdoret gjembi i gomarit pasi janë bërë shumë punë kërkimore rreth vetive pozitive që ka kjo bimë tek rigjenerimi i mëlçisë. Është një bimë shumë e fuqishme që vepron direkt në qelizat e mëlçisë duke i rigjeneruar ato dhe duke i rikthyer mekanizmat në normë si dhe ndihmon në nxjerrjen e toksinave, mineraleve të rënda, dhe alkolit nga organizmi madje pastron gjakun në tërësi. Një bimë tjetër shumë e fuqishme është qumështorja, e cila pastron gjakun nga alkoli, dhe nga toksinat, pra mbulon punën e mëlçisë, pastron qelizat e saj, ndihmon në sekretimin e enzimave dhe rregullon sasinë e sekretimit të tyre, ka veti të fuqishme antiinflamatore. Të gjitha këto efekte janë provuar në laborator. Kungulli i egër është një bimë shumë e fuqishme që pastron mëlçinë nga hepatiti, toksinat dhe forcon sistemin imunitar. Duhet përdorur vetëm me udhëzim nga një profesionist pasi përdorimi pa rekomandimin e duhur mund të jetë i rrezikshëm. Ushqimet e dëmshme janë: sheqeri, biskotat, çokollatat që përmbajnë sheqer të përpunuar. Të dëmshme janë edhe ushqimet e gatshme, si torta të ndryshme të paketuara, pijet me gaz. Majdanozi është shumë i këshillueshëm të përdoret, pasi pastron gjakun, tret yndyrat në gjak dhe rregullon qarkullimin e tij në vena e arterie.
Për pastrimin e mëlçisë mund të përdoret edhe lëng frutash; karota, rrënjë panxhari, majdanoz, xhinxher, qumështore e njomë, dhe gjembgomari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.