SPORT

Bolt gati të luaj në Superkupë

18:56 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dopieta me fanellën e Central Coast Mariners duket se i ka ndezur një dritë të gjelbër kampionit të botës në 100 e 200 metra, Usain Bolt. Ish-atleti i cili është në tentativë për të nisur një karrierë si futbollist profesionist duket se ka marrë ofertën e parë konkrete.




Presidenti i Valletta FC, Victor Sciriha, ka zbuluar në radion “Magic FM” se investitorët e rinj të klubit nga Dubai po flasin me agjentët e xhamajkanit për të gjetur akordin dhe Bolt të nënshtruajë me klubin nga Malta.

Sciriha shtoi se do të takohej me pronarët e rinj të martën për të mësuar më shumë detaje nga negociatat. Drejtori i përgjithshëm dhe drejtori sportiv i Valletta, Ghasston Slimen, i tha “ESPN” të hënën se klubi synon që të ketë kampion olimpik tetë herë në dispozicion për Superkupën Malteze më 13 tetor.

Ndërkohë, agjenti i xhamajkanit, Tony Rallis zbuloi se një klub evropian i ka ofruar klientit një kontratë dyvjeçare.

“Klubi sapo është blerë nga pronarët e rinj që duan t’i kualifikojnë ata në Ligën e Kampionëve”, tha ai, pa zbuluar identitetin e klubit.

Skuadra malteze ka fituar kampionatin maltez pesë herë në tetë vitet e fundit, por nuk kanë shkuar më shumë se raundi i dytë play-off në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë që në sezonin e shkuar, Valletta ishte kundërshtare e Kukësit në raundin e parë kualifikues të Champions, me verilindorët që i eliminuan pas dy barazimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.