SPORT

Disfata ndaj Anglisë, Luis Enrike: Doja që t’i vrisja futbollistët

15:37 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka qenë shumë kritik me Spanjën për pjesën e parë, trajneri Luis Enrike, teksa thekson se në të dytën ekipi i pëlqeu dhe tani është koha që të bëjnë llogaritë për ndeshjen ndaj Kroacisë. Trajneri i “Furisë së Kuqe” pohon me shaka që donte t’i vriste lojtarët gjatë pushimit, por tregon se ishte një moment i mrekullueshëm.




“Isha me nerva sa doja t’i vrisja lojtarët, por i kontrollova. Pastaj gjithçka ishte e mrekullueshme, pasi fola dhe u thashë se edhe ekipet e mëdha kanë momente negative gjatë lojës dhe vuajnë.

Arbitri? Nuk merrem me vendimet e arbitrave. Ato mbeten aty në fushën e lojës. Kroacia? Duhet të shikojmë përpara dhe të përmirësohemi. Ka lojtarë që më pëlqyen shumë dhe më parë nuk ishin në listë. Kam besim te kjo skuadër”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.