Horoskopi

Horoskopi i datës 16 Tetor 2018

00:00 - 16.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në planin financiar duhet ta verifikoni mirë buxhetin para se të investoni në një projekt për të cilin keni shpresa të mëdha. Edhe pse do dëshironit të kaloni më tepër kohë me partnerin, koha do ju mungojë plotësisht.

Me paratë duhet më shumë maturi se kurrë. Situata do jetë shumë delikate. Me partnerin gjërat duket se po ecin mirë, por nevojitet më shumë sinqeritet nga ana juaj.

Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Menaxhojini me kujdes të ardhurat. Yjet nuk ju favorizojnë, nëse bëni një gabim të pakorrigjueshëm. Në dashuri po bëni një hap para, dy hapa mbrapa.

Nëse po mendoni që të bëni një udhëtim, gjasat janë që të anulohet. Personat që nuk janë në një lidhje nuk duhet të ëndërrojnë më shumë sesa duhet, sepse do përballen me zhgënjime.

Mos shpenzoni për gjëra pa vlerë, sepse mund të ndiheni keq më vonë. Një debat mund të përfundojë me prishjen e një miqësie të vjetër. Mos e ktheni kokën pas, sepse në fund të ditës do të kuptoni se ajo miqësi nuk ka ekzistuar kurrë.

Duhet ende të bëni pak durim në planin financiar. Ditë mjaft pozitive dhe interesante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni për mrekulli në krahët e partnerit tuaj dhe mund të merrni edhe vendime mbi të ardhmen.

Financat duhen pasur më në vëmendje se kurrë. Nëse i lini pas dore, do të keni probleme serioze. Në dashuri do përjetoni emocione të shumëfishta dhe do doni që ato momente të mos mbaronin kurrë.

Për beqarët nuk priten surpriza të mëdha gjatë kësaj dite. Gjithçka do jetë si zakonisht. Financat do të jenë disi të favorshme që të mund të kryeni investimet e planifikuara.

Do jetë një nga ditët më të bukura në çift. Do kaloni momente pasionante dhe emocionuese me partnerin. Sa u përket parave, duhet të tregoni shumë kujdes, sepse gjërat nuk po shkojnë mirë.

Mundohuni të kaloni më tepër kohë me miqtë që të mos mendoni mbi mungesën e një partneri në jetën tuaj. Në planin financiar do e keni të nevojshme të hiqni dorë nga shpenzimet e mëdha.

Në dashuri gjërat do ju ecin mirë sot. Me paratë bëni kujdes, sepse një investim që keni bërë vite më parë mund të dështojë. Një analizë e thellë mbi financat duhet në këto momente.

Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të stabilizohet. Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv gjatë kësaj dite dhe ju do jeni më të qartë për atë që doni të bëni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.