Kronikë

Drogë dhe armë, shoqërohet në polici Stresi

21:23 - 17.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sërish probleme me drejtësinë për Arkimed Lushën, i njohur ndryshe si Stresi.




Këngëtari është shoqëruar nga policia ditën e sotme. Dyshohet se këngëtari është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje. Mësohe se Stresit i është gjetur nga policia një armë zjarri në një lokal në Linzë.

Po ashtu, gjatë kontrollit të policisë në ambientet e lokalit ku qendronte Stresi është gjetur dhe një sasi kokaine. Ndërkohë, policia po bën verifikimet e nevojshme për të zbuluar se kujt i përket sasia e lëndës narkotike.

Për Arkimed Lushajn nuk është hera e parë që ndalohet nga policia, pasi ai njihet si një nga reperët më problematik në vend.

Në muajin prill, Stresi u shoqërua nga blutë e kryeqytetit, pasi në lokalin ku qëndronte këngëtari dhe miqtë tij u gjetë një sasi kokaine.

Ndërsa, kujtojmë që në vitin 2015 ai u arrestua për mos respektim të rregullave të qarkullit rrugor dhe më pas ai arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit nr.3.

Gjithashtu, Stresi njihet dhe një konsumues i rregull i lëndëve narkotike, ndërsa në profilin e tij në rrjtet sociale shihen foto teksa përgatit hashashin për ta konsumuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.