AKTUALITET

Ditëlindja e 110 e Enver Hoxhës, Iliri “rrethohet” në varreza

10:40 - 17.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse kanë kaluar 27 vjet nga rënia e bustit të Enver Hoxhës, në 110-vjetorin e lindjes së tij, simpatizantë të ardhur nga Kosova e Maqedonia kanë bërë homazhe në varrezat e Sharrës. Ilir Hoxha djali i madh i Enverit bashkë me Besmirin, të birin, kanë qenë në varrin e Enver Hoxhës në shenjë përkujtimi të ditës që deri në vitet ’90 njihej si Dita e Enverit. I befasuar nga simpatizantët e shumtë, që kishin mbërritur në varreza në shenjë respekti për komandantin legjendar siç shprehen ato, Iliri i falënderoi nga ana e familjes dhe i shprehu mirënjohjen e thellë. Më duartrokitje, stampa me fytyrën e Enver Hoxhës mbi xhaketë, portrete të tij nëpër duar e buqeta lulesh të ardhurit më specialë në homazhet mbi varrin e Enverit ishin një grup nga Zvicra.




Sigurisht aktivë në këtë ditë mbeten Muho Asllani e Muharrem Xhafa, të cilët nuk lënë ditëlindje e përkujtim vdekje pa shkuar në varrin e Enver Hoxhës. Nexhmije Hoxha e kishte të pamundur të shkonte në varreza pasi vizitorë të shumtë shkuan në shtëpinë e saj. Sapo ka mbushur të 80-tat vizitorja që duket herët në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës është Lenka Çuko.

Edhe pse mbi të rëndojnë disa vite burg në vitet e pluralizmit, mbahet mirë. Ndërkaq aktivistë të shumtë kanë përkujtuar në Ferizaj 110- vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës dhe Partia e Punës së Shqipërisë ka pasur aktivitete në këtë ditë. Ndërkaq Teuta Hoxha, nusja e djalit të madh të Enverit, që në mëngjes shkruan kështu në ‘Facebook’: “Sot për familjen tonë është një ditë e shënuar, në përkujtim të 110-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Enveristet duhet te dijne, se jane keto qe kane lejuar drogat dhe te gjithe ata qe i perkrahin jane me bastrdet e ketije kombi
    Kodrabanden e favorizoi qysh ne gjadherine e tije krye kandrabandisti Veri

    Përgjigju ↓