Kryesore

Nga 1 prilli rritje pagash për këto sektorë

16:43 - 17.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

1 prilli që nga të gjithë njihet si dita e gënjeshtrave, për kryeministrin Edi Rama është ditë që në vitet e kaluara janë shënuar zhvillime pozitive. Për kujtesë në 1 prill të 2013, pas shumë sherreve u arrit marrëveshja e ashtuquajtur Rama-Meta, që solli socialistët në pushtet.




Por që nga 1 prilli i 2019, Rama thotë se do të ketë rritje pagash për administratën. Nga takim i i Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri njoftoi sektorët që do të përfitojnë rritje pagash.

“Duke nisur nga 1 prilli, qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi patur disa zhvilli8me pozitive për rritjen e pagave dhe kështu do të jetë sërish, për mjekët, mësuesit, mjekët dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më ta lartë”, tha Rama.

Sipas tij buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë se vitet e tjera, ndërsa theksoi faktin se kjo do të ndikojë në krijimin e një peshë të re sociale më aktive në shoqërinë shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.