Kryesore

Temperatura deri në 28°C, ja si pritet të jetë moti sot

08:08 - 17.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta por vranësira të shpeshta priten gjatë mesditës në zonat malore, kryesisht në juglindje të territorit. Pasditja dhe në vijim, paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në gjithë territorin.




Përjashtim do të bëjë ekstremi juglindor ku gjatë natës priten vranësira të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk paraqesin ndryshime të dukshme në mëngjes dhe mesditë duke ruajtur ekstremumet ditore 6 deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në veriperëndim, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperendimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 apo 3 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.