SPORT

Arrihet marrëveshja më fitimprurëse në historinë e sportit

15:02 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Canelo Alvarez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me vlerë 365 milionë dollarë. Kjo është marrëveshja më fitimprurëse në historinë e sportit, sipas promovuesit të tij, Oscar De La Hoya.




Marrëveshja e Canelos është për 11 ndeshje boksi. “Canelo është atleti më i paguar në botë, ai është shumë i lumtur,” shprehet De La Hoya për ESPN.

Fama e Alvarezit gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm pas ndeshjeve me yjet e boksit Gennady Golovkin, Amir Khan dhe Julio Cesar Chavez Jr.

Ndeshja e parë e Canelos nën kontratën e re do të jetë më 15 dhjetor ndaj Rocky Fielding, në Madison Square Garden të Nju Jorkut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.