POLITIKË

Bastet sportive, Basha: Rama do ua japë vëllait dhe Vangjush Dakos

21:52 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folu në lidhje me vendimin e qeverisë Rama për mbylljen e basteve sportive në fund të këtij viti.




Basha shprehet se kjo gjë do të bëj që pikat e basteve të monopolizohen dhe të jenë tërësisht në dorë të vëllait të kryeministrit Olsi Rama dhe kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Kryedemokrati thekson se njerëzit e afërt të Ramës që kanë veprimtarinë e tyre në pikat e basteve apo të lojërave të fatit i kanë shitur aksionet pasi janë vënë më herët në dijeni nga eksponentë të qeverisë.

“A deklaroi 4 vite më parë fundin e marrëzisë? Sa ishin atëhere me statistika. Ishin 840. Sa janë tani? 4200.  Kush janë aksionerët kryesorë? njerëzit e lidhur me pushtetin. E keni parë ligjin? Po jepet monopoli një kompanie online që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos. Vërtetimin për këtë ne e kemi treguar si opozitë.

 Personat e lidhur me këtë koncension dhe kontratë, zinxhiri i personave të çon tek personat e lidhur me kryeministrin. E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra tek Tirana e re, po ndodh sot.

Një ndër aksionerët kryesorë të Apex, njeri shumë i afërt i Edi Ramës ka shitur 4 muaj më parë aksionet e Apex-it austriakëve. Pse them i afërt i Edi Ramës? Çuditërisht ky njeri po merr lejen e ndërtimit tek sahati dhe poi a marr ish mikut të Edi Ramës, Ilir Matës, dhe ka marrë dy kulla në qendër të bllokut.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.