Kronikë

Qëllohet me thikë, vdes në spital i riu në Fier. Vetëdorëzohet autori

17:11 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, pasi është qëlluar me thikë.




Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Zogut të Zi”, mësohet se viktima është Denis Vernozi, 16 vjeç, i cili  ka shkuar i plagosur në spitalin e Fierit, ku dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë bëhet me dije, se autori i vrasjes dyshohet se është Florjan Gega,17 vjeç, i cili pas disa orësh është vetëdorëzuar në policinë e Fierit. Dy të rinjtë kanë pasur një konflikt mes tyre, i cili arriti deri në përdorimin e thikës.

Policia po punon për  zbulim e plotë të rrethanave të vrasjes së të riut.


Njoftimi i policisë

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur.

Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.

Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.