SPORT

UEFA përjashton klubin e njohur nga Europa League

14:10 - 18.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

UEFA ka përjashtuar për një vit nga kompeticionet europiane klubin e njohur rus të Rubin Kazan.




Arsyeja është thyerja e rregullave të “Fair Play Financiar” që tashmë është thyer në një problem serioz për të gjithë klubet e mëdha, shkruan “BBC Sport”.

Transferimet me kosto më të lartë shpenzimi, në krahasim me fitimin kanë bërë që shumë klube të provojnë dënimet e UEFA-s.

Dënimi është i vlefshëm për sezonin pasardhës duke qenë se këtë sezon, Rubin Kazani nuk merr pjesë pasi u rendit në vendin e 10.

Ndërsa vlen të theksohet se klubi i njohur rus në vitin 2014 nuk ka respektuar disa pika të rregullave të UEFA-s dhe tashmë do të vuajë këtë dënim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.