SPORT

Asani: Ende s’kemi bërë asgjë, jemi të gjithë ‘ushtarë’ të kuq

09:40 - 19.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeton Selimi – Djemtë e tmerrshëm” të Skënder Gegës! Ky ësh të përkufizimi që medi at i kanë bërë së fundmi tresh-es sulmuese të Partizanit, ku Asani, Mala dhe Bardhi janë autorë të një loje shkatërruese për kundërshtarin, teksa i kanë siguruar skuadrës së tyre vendin e parë në renditje. Kup-tohet që vetëm nuk ia kanë dalë, pasi mosha e tyre e re ka nevojë pa fund për eksperi-encën e Telushit, Trashit dhe kapitenit Hoxha. Nëse do të bënim një krahasim më të këndshëm, ata janë një tris asash në dorën e Gegës, por kanë nevojë pafund dhe për asin e katërt, ekipin, për t’u shndërruar në një dorë të pa-thyeshme përballë kundërsh-tarit. Për Jasir Asanin, autor i një nisjeje mbresëlënëse të kampionatit, kjo nuk është aspak një rastësi, pasi po puno-het shumë që të merret mak-simumi nga një grup që mbase më herët pakkush e kishte imagjinuar kaq të fortë. Thënë me gjuhën e folur deri më tani, Asani e ndjen se ky ësh-të viti për të bërë “all in”, por si ai, ashtu dhe shokët e ekipit dhe stafi teknik, nuk do ta he-dhin kurrë kandidaturën pa ardhur dora e duhur e letrave!




Jasir, si po shkojnë përgatit- jet në prag të ndeshjes me Luftëtarin?

Gjithçka po shkon për mrekul-li. Jemi te uritur për sukses dhe njëkohësisht me këmbë në tokë. Luftëtari është një skuadër që na ka hapur shumë telashe sezonin e sh-kuar, ndaj nuk do të ketë asn-jë nënvlerësim pavarësisht se këtë vit nuk kanë të njëjtin ritëm.

Partizani komandon kampi- onatin i vetëm në krye. A e kishit besuar në fillim të se-zonit diçka të tillë, pasi opin- ioni ishte vërtet skeptik me atë që ju do të bënit?

Sepse ende nuk na kishte parë në fushën e lojës. Gjithsesi të mos harrojmë se nuk kemi bërë ende asgjë. Partizani ka kryesuar dhe në të shkuarën, por në fund nuk ka arritur të dalë i pari. Shpresojmë të jetë ky viti i duhur.

Pikërisht titulli, duke si një mollë e ndaluar për Partiza-nin.

Detyra jonë është që t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund. Me Zotin përpara do t’ia dalim. E kemi vetë fatin tonë në dorë. Jemi një grup djemsh që kemi krijuar një frymë të mirë eki-pi, kemi një trajner që na qën-dron afër dhe na udhëheq. Kemi drejtuesit që plotësojnë çdo nevojë tonën si dhe kemi tifozët që askush në Shqipëri nuk i ka. Duket se jemi të ko-mpletuar për t’ia dalë mbanë. Megjithatë është ende herët për të dhënë përcaktime.

Meqë përmendët trajnerin. Si është marrëdhënia juaj me Skënder Gegën?

Si dhe e të gjithë çunave të tjerë. Trajneri nuk bën difer-encime mes nesh. Na respek-ton duke na dhënë secilit atë që meritojmë në bazë të im-penjimit që japim në stërvitje. Ai ka një filozofi krejt tjetër. është njëkohësisht shok dhe autoritar. Nëse ne deri më tani jemi në krye, padiskutim që merita më e madhe shkon për trajnerin tonë.

Asani, Mala dhe Bardhi… treshja e tmerrshme e Partizanit!

Asani, Mala dhe Bardhi janë vetëm tre lojtarë që pa pjesën tjetër të ekipit nuk do të kish-te kuptim. Të treve na pëlqen të sulmojmë e të shënojmë, por sakrifikojmë si gjithë skuadra në presing dhe në mbrojtje. Në ndjekim udhëtimet e trajnerit dhe kemi një ekip që na e bën punën më të lehtë. Pa ata ne nuk do të ishim këta që jemi sot.

Duket si modesti…

Jo, aspak. është realiteti. Te Partizani nuk ka gjeneralë. Jemi të gjithë ushtarë që duam të gëzojmë tifozët tanë me fitore në lojë dhe pse jo me titullin kampion.

Nuk është sekret. Performanca jote ka rënë sy përtej kufijve dhe flitet për oferta konkrete që në janar. Ka diçka të vërtetë në këtë histori?

I kam dëgjuar dhe unë, por sin-qerisht nuk më interesojnë aspak zërat e merkatos. Kupto-het që dëshira e çdo lojtari ësh-të ta provojë veten në liga gjith-një e më të forta, por kjo dëshirë për mua mbetet për të ardh-men. Tani nuk më intereson asgjë tjetër veç Partizanit, ti-fozëve dhe titullit kampion!

Është java e tetë dhe rivalët tuaj më të afërt mbeten Skënderbeu dhe Laçi.

Jo vetëm ata, por edhe Kukësi e Flamurtari kanë ekipe të mira që duhen respektuar. Gjithsesi për ne rivali kryesor është vetja jonë, euforia. Siç e thashë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ne nuk kemi bërë ende asgjë.

Aktualisht jeni golashënuesi më i mirë i Partizanit. Sa gola mendoni se mund të shënoni në këtë sezon?

Golat më japin kënaqi shumë të madhe, por të njëjtën kënaqësi kam edhe ku asistoj për shokët e ekipit. Te Partizani shënojmë të gjithë dhe kjo na bën vërtet një skuadër të befasishme. Gjithsesi më shumë se golat e mi, më këna-qin tre pikët e skuadrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.