Intervista

Entela Binjaku: Gjendjet e një gruaje të tradhtuar krijojnë eufori dhe vetmi

16:25 - 19.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ajo është kudo për të hedhur dritë mbi problematikat e sho qërisë. Entela Binjaku për “Gazeta shqiptare” ndan me ne ndryshimet që kanë pë-suar familjet shqiptare, ku sipas saj, trendi më domin-ues në to është që të lindin sa më pak fëmijë, kjo për arsye të ndryshme që vari-ojnë nga ato sociale për të shkuar te mungesat ekonomike. Të jesh “single mother” është e rehatshme vetëm për ato nëna, të cilat janë në gjendje t’ia dalin mbanë të vetme rritjes së fëmijëve. Këta të fundit si-pas sociologes janë të varur nga ekrani nga ku influen-cohen për të krijuar mod-ele false, që jo rrallëherë duan t’i ndjekin. Fëmijët duan përkujdesje e prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në rritjen e tyre. Në ditët e sotme “sul-mi” nga teknologjia ka arritur të largojë të vegjlit nga lojërat, duke i bërë ata të mbyllur nga shoqëria. Mungesa e rreptësisë së prindërve mund të sjellë pasoja jo fort të pëlqye-shme, pasi fëmijët duke mos njohur asnjë lloj kufiz-imi, do thyejnë më vonë rregullt ligjore. Më tej, Entela na tregon për procesin e eksurbanizimit, që ka të bëjë me zhvendosjen e familjeve të pasura drejt periferive të banuara. Ajo thotë se ky ka qenë një realitet që shoqëritë e zhvil-luara e kanë takuar dekada më parë, por që po përjeto-het edhe tek ne, natyrisht në një shkallë më të ulët.




Cili është trendi më dominues tek familjet qiptare?

Urbanizimi i shoqërisë sonë është shoqëruar me ndryshimin e atyre vlerave që e kanë karakterizuar tradicionalisht. Aktualisht, familja shqiptare ka kaluar nga familja e zgjeruar që u jepte pjesëtarëve të saj qën-drueshmëri dhe siguri, drejt familjes bërthamë, ku nën një strehë jetojnë dy prindërit dhe pasardhësit. Sot qytetari në Shqipëri ka më shumë pavarësi në ven-dimmarrje, që lidhen me jetën e tij, por nuk ka qën-drueshmëri dhe siguri. Ky ndryshim jo pak herë ësh-të reflektuar në hezitimin për të lindur edhe një fëm-ijë tjetër, gjë që është refle-ktuar tek numri i ulët i lindjeve. Në Shqipëri familjet e reja lindin çdo vit më pak fëmijë dhe këtë po e kryejnë edhe në një moshë më të avancuar. Arsyet si-pas të cilave femra shqiptare sot vendos për të sjellë në jetë fëmijë janë të ndryshme nga ato tradicio-nale dhe janë shumë më të ndërlikuara sesa më parë. Te këto arsye mund të rendisim: Kostoja e rritjes së një fëm-ije, mundësitë që i janë kr-ijuar femrës shqiptare për shkollim dhe për pozitë pro-fesionale më të mirë. Statusi ekonomik i familjes, sta-tusi martesor, përfshirë këtu divorcet në rritje, si dhe kërkesa për përputhshmëri mes jetës familjare dhe jetës profesionale ka sjellë familje më të vogla. Rënia e normës së mar-tesës shoqëruar me rritjen e moshës mesatare në mar-tesë të grave ka sjellë ndry-shime edhe në strukturën familjare shqiptare. Kraha suar me 10 vite më parë, gratë shqiptare sot martohen relativisht tri vite më të mëdha. Situata e vësh-tirë për strehim dhe punësim dhe mungesa e politikave nxitëse, miqësore e mbështetëse nga ana e shtetit për çiftet e reja i bën shpesh shumë çifte të hezitojnë ose të shtyjnë moshën e lindjes së fëmijës së parë. Me vendimet e reja të qeverisjes aktuale për rritjen e kompensimit fi-nanciar për çdo fëmijë pas lindjes, ndoshta mund të presim edhe ndonjë ndry-shim në këtë drejtim.

Sa e rehatshme është jeta e një “single mother” në Shqipëri?

Shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë prindër të vetëm, por ka një pakicë që vendos të jetë kështu, pa mbështetjen e ndonjë bash-këshorti apo partneri. Zakonisht këtë e bëjnë ato gra që janë në gjendje t’ia dalin mbanë vetëm rritjes së fëm-ijëve. Por, realiteti për pjesën më të madhe të nënave të ndara apo të pam-artuara është i tillë. Ka një korrelacion të lartë mes lindjeve jashtë martese dhe varfërisë apo privimeve so-ciale. Kategoritë e nënave të vetme sërish janë të ndryshme. Për shembull, ato që janë nëna të veja kanë shtëpitë e tyre, por shumica e nënave të pama-rtuara jetojnë me qira. Kjo do të thotë se kufijtë që fla-sin për gjendjen e tyre re-ale janë të paqartë dhe të lëvizshëm. Sot 60 për qind e familjeve me një prind në botë vjen për shkak të ndarjeve apo divorceve.

Çfarë bën një grua, burri i së cilës e kthen  shtëpinë në “hotel”?

Një grua që ka një jetë mar-tesore të tillë, nënkupton që vetë martesa nuk i kry-en disa nga funksionet që ka për detyrë. Në këto kushte nuk realizohen as mbështetja emocionale, psikologjike, funksionet seksuale reduktohen, funk-sionet bashkëprindërore humbasin. Një grua në kushte të tilla ndjehet më e paplotësuar brenda një martese të tillë edhe si grua, edhe si bashkëshorte. Mungesa e bashkëshortit bën që herë-herë të ketë eufori, herë kjo të ndërthuret me vetminë. Pëlqimit dhe respektit për njëri-tjetrin ia zë vendin mosbesimi dhe pasiguria. Në raste të tilla ajo ndihet e shkëputur nga bota e njëri-tjetrit, mar-rëdhëniet miqësore nisin e ndryshojnë. Me kalimin e kohës këto marrëdhënie mund të anojnë në drej-time të tjera. E kërkojnë mbështetjen emocionale dhe sigurinë, për të cilën ka nevojë tek elementë jashtë-martesorë. Ka studiues që mendojnë se sot martesa ka pushuar së qeni kusht për realizimin e funksioneve seksuale të rregullta për të dy sekset, madje sipas tyre sot martesa nuk është më as baza për veprimtarinë ekonomike.

Ku e kanë fokusin fëmijët në Shqipëri?

Sot fëmijët shqiptarë për-ballen me programe e ka-nale televizive që u kushto-hen atyre. Kjo ka bërë që të rritet numri i fëmijëve të varur ng a TV-të. Që në mosha të vogla fare fëmijët lihen me orë para ekranit, madje është bërë e modës që fëmija të ushqehet me ekranin para syve. Që në vitin 2011 “Akademia Amerikane e Pediatrisë” ka rekomanduar “ndalimin” e televizorit për fëmijët nën 2 vjeç dhe kufizimin deri në 2 orë për të gjitha moshat e tjera, me shpresën se redukton sedentarizimin dhe obezitetin. Fëmija ka nevojë të zhvillohet përmes lojës, përmes nxitjes neuro-senzoriale dhe socializimit me bashkëmoshatarët.

Koha e gjatë para televi-zorit po shoqërohet me probleme në sjellje, agresiv-itet, mungesë vëmendjeje dhe kjo gjë po takohet edhe në mjediset rurale. Kjo kohë e gjatë para ekranit po krijon modele false te fëm-ijët dhe modele që jo gjithmonë janë të mira. Por, nëse nuk punohet me të rriturit, vështirë të kihet rezultat me fëmijët. Së pari, të rri-turit duhet të heqin dorë nga krenaria se nuk kanë nevojë për këshillat e të tjerëve. Nuk është gabim të mos dish, gabim është të mos duash të korrigjosh. Fëmija është një njeri në proces formimi dhe si i tillë, ai ka nevojë për edukim dhe kujdesje. Tek secili prej nesh, zakoni është një forcë e madhe për të vepruar, ndaj dhe një edukim cilësor është zakoni më i mirë që mund të marrim në fëm-ijëri. Për këtë arsye, sfida më e madhe me fëmijët mendoj se është edukimi i tyre. Në këtë kohë që je-tojmë fëmijët janë të “sul-muar” nga mjetet teknologjike që janë shumë tërheqëse për ta, por që marrin shumë nga koha që i duhet kushtuar edukimit. Sot një fëmijë ndodhet nën hipermbrojtje nga ana e prindit, ose nga mungesa e rreptësisë nga ana e tyre. Ka psikologë që nuk e reko-mandojnë që prindërit të jenë shokë në lojërat e fëm-ijëve dhe të harrojnë funk-sionin edukues. Mungesa e rreptësisë dhe e rregullave do ta çojë fëmijën drejt një zone ku ai gjithmonë do të ketë prirjen të shkelë rreg-ullat ligjore dhe të mos ketë prirjen për të dhënë shpje-gime. Fëmija duhet të jetë i aftë të dallojë qartë të mirën nga e keqja. Univer-siteti i ‘Essex’-it ka bërë një studim që ka zgjatur 6 vjet dhe që ka marrë në shqyrtim 15 mijë fëmijë të moshave 13-14 vjeç. Nga ky studim u pa se fëmijët që kishin marrë një edukim të rreptë në familje ishin më këmbëngulës dhe më me vetëbesim. Edhe pse në jetën si i rritur duket se vendimet i marrim në mënyrë të pavarur, sërish edukimi që ka marrë në sh-tëpi është një ndër faktorët me ndikim të madh në këtë proces.

Pyetja më shpeshtë që të drejtojnë sot si sociologe?

Në vitet e para pas studim-it, pyetja më e shpeshtë ka qenë: Po ça pune mund të bësh? Ku mund të punojë një sociolog? Kjo pyetje më është përsëritur besoj deri nga viti 2010. Në këto vitet e fundit më pyesin më shumë për dukuri të caktu-ara. Për shembull, shumë pyesin kur dëgjojnë një his-tori incesti. “Pse vërtetë thua ka ndodhur?”. Kjo tregon se ndoshta shoqëria ka nisur të njihet me dobishmërinë e profesionit tonë dhe për këtë, një meritë shumë të madhe ka media, të cilës do t’i jem gjithmonë mirënjohëse. Por vendi i sociologut në tregun e punës është ende i parealizuar.

 Alternativa që ke  për kthimin e vëmendjes tek moshat e thyera?

Ndryshimet në familjet sh-qiptare kanë prekur edhe të moshuarit, të cilët në mënyrë tradicionale kanë jetuar në familje. Tani të moshuarit shqiptarë po për-ballen me vetminë, izolimin, braktisjen ose in-stitucionalizimin. Sot duhet të pranojmë edhe rritjen e një kategorie që njihet si “mosha e katërt”, e thënë ndryshe “më të moshuarit e të moshuarve”, pra mbi 80-vjeçarët. Me këtë po jetojmë edhe rënien e një tjetër miti, si shoqëria me moshë të re dhe madje, edhe më të re në një Evropë që vijonte të plakej. Parlamenti Evropi-an dhe Këshilli i Bashkim-it Evropian pikërisht duke nisur nga shqetësimi për zhvillimet e popullsisë e shpalli vitin 2012 si vitin e “Vitin evropian për solidar-itetin mes brezave dhe për plakje aktive”. Qëllimi ish-te të rritej ndërgjegjësimi në opinionin publik dhe në qeveritë e këtyre shteteve ndaj masave për një popu-llsi që po plakej dhe që meritonte mundësi për një jetë të shëndetshme. Në një studim të disa viteve më parë OKB-së deklaron se Suedia është vendi ku një i moshuar jeton më mirë dhe Afganistani vendi ku një i moshuar jeton më keq. Kjo renditje e bazonte në nive-lin e të ardhurave, cilësinë e shërbimit shëndetësor, kushtet mjedisore në të cilat jetojnë. Ndaj, nëse duam të japim alternativa për kthim të vëmendjes, le të shohim si janë të moshuarit shqiptarë në këto drejtime. Duke parë realitetet e reja de-mografike në të cilat po gjendeshin, shtete të ndry-shme kanë ndërmarrë edhe politika specifike. Ne duhet të përmbushim ato detyr-ime që marrim përsipër kur nënshkruajmë një partner-itet apo një angazhim ndërkombëtar, sikundër duhet të tregojmë respekt për ato vlera që na kanë kar-akterizuar tradicionalisht, siç është solidariteti me brezat dhe kujdesi për më të moshuarit. Deri 5 vjet më parë numri i të moshuarve që merr nin shërbime në qendra rezidenciale ditore dhe joditore nga sektori publik, jopublik dhe i organizatave jofitimprurëse ish-te thuajse 1000. Sot ky numër mund të jetë më i lartë, por sërish qendrat nuk gjenden kudo ku nevojiten dhe numri i për-fituesve është më i vogël se i atyre që kanë nevojë. Alternativë janë shërbimet sociale shtetërore reale dhe të prekshme, shërbime në komunitet, pranë dhe në ndihmë të njerëzve në nevojë, por që janë edhe të moshuar njëkohësisht. Për këtë do të duheshin politika punësimi dhe programe kundër varfërisë, të atilla që të ndikonin edhe në mënyrën e të jetuarit të një të moshuari.

Konflikti më i fortë  me realitetin në periferi të qendrave të banuara?

Periferitë aktualisht janë thuajse të zbrazura ose po zbrazen, ose janë të sh-këputura nga pjesa tjetër e qytetit. Jetojnë nënkultur-at e zonave që i popullojnë, prekin fare pak shërbimet publike dhe aspak thuajse jetë kulturore. Vendin e shpresës me kalimin e ko-hës e ka zënë pasiguria dhe mungesa e perspektivës se do të ndryshojë ndonjëherë cilësia e jetës. Konflikti bu-ron nga përplasjet, pam-undësitë, pabarazitë dhe këto në periferi të zonave urbane nuk mungojnë. Të rinjtë janë ata që e pasqy-rojnë këtë realitet më së shumti. Mjaft të shohësh edhe në institucionet e izolimit në vend, ku të rin-jtë janë shumicë dhe ata që vijnë nga periferitë zënë një pjesë të madhe. Por, sho-qëria po njeh edhe një proces tjetër, që është ai i eksurbanizimit, pra i zhv-endosjes së familjeve të pa-sura drejt periferive të ban-uara. Ky ka qenë një realitet që shoqëritë e zhvil-luara e kanë takuar dekada më parë, por që po përjeto-het edhe tek ne, sigurisht në një shkallë më të ulët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.