Kryesore

Kërkesa e ministrit turk: Në Shqipëri ka strukturë FETO, ja çfarë presim nga miqtë tanë

10:56 - 19.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditmir Bushati, Ministri i Jashtëm ka pritur paraditen e së premtes homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu. Pas takimit, ministrat kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Çavusoglu premtoi ndërtimin e disa shkollave në vendin tonë.




“Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri për të ngritur nivelin e arsimit. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria, por dhe nga rajoni. Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë në OSBE”, – tha ministri turk, i cili shtoi se “marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Turqi po zhvillohen çdo ditë”.

Duke vijuar më tej, ministri i Jashtëm turk shton: “Presim që të mbyllen institucionet anti-turke në Shqipëri. Kjo është pritshmëri e jona. Është një kërcënim tepër serioz për Shqipërinë, ata mund të bëjnë çdo gjë.

Duhet eliminimi i veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Gjithashtu janë dhe persona për të cilët kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë dhe zyrtarisht, gjithçka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur dokumentet përkatëse dhe presim të realizohen. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që mund të vijë nga Shqipëria. Këtë presim edhe nga miqtë tanë. I kemi dhënë listat me emrat e tyre dhe të personave me të cilët ne kërkojmë ekstradimin e tyre”. 

Nga ana tjetër ministri Bushati kujtoi se Shqipëria është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike.

“Përgjigjja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë qoftë në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë ndër vendet që është solidarizuar me ato që kanë ndodhur në Turqi, por nga ana tjetër është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi”, – deklaroi Bushati.

Ndërkohë që gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ministri i Jashtëm turk do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.