BLUETOOTH

Majtas apo djathtas? Fansat i zgjedhin Bebe Rexhës veshjen për paraqitjen tek Jimmy Kimmel

17:20 - 20.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ashtu si çdo person tjetër i famshëm është në kontakt pothuajse të vazhdueshëm me fansat e saj ku shpesh edhe kërkon opinionin e tyre. Së fundmi ajo i ka pyetur se çfarë duhet të veshë për t’u paraqitur në emisionin shumë të shikuar amerikan. Këngëtarja ka marrë pjesë në emisionin e prezantuesit të famshëm, në ‘Jimmy Kimmel Live’.




Për atë natë ajo i ka lënë fansave në dorë të marrin një vendim të rëndësishëm. Bebe në ‘Insatagram’ i ka pyetur ata cilën veshje duhet ta veshë, e siç duket këngëtarja i ka dëgjuar fansat dhe ka zgjedhur fustanin e zi mjaft të veçantë në vend të pantallonave e korsetit e këmishë të bardhë. Një zgjedhje me shije dhe e zgjuar!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.