Kryesore

Ambasadorja franceze: S’ka negociata pa bërë detyrat

12:57 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca, një nga vendet skeptike për zgjedhimin e Bashkimit Europian jep një tjetër paralajmërim.  Nga Korça ku mori pjesë në ceremoninë për 20 vjetorin e aleancës Francë-Shqipëri, ambasadorja franceze Christine Vasak, i bëri apel qeverisë e opozitës të punojnë së bashku pasi nuk ka mbetur dhe shumë kohë në mënyrë që zbatohen të gjitha detyrat e lëna nga bashkimi evropian në 26 qershor




“Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet”, deklaroi ambasadorja franceze.

Një nga çështjet e nënvizuara nga këshilli ka qenë edhe reforma zgjedhore për të cilën diplomatja franceze është shprehur optimiste se do të përfundojë në kohë. Në qershor Franca ishte një nder 3 vendet anëtarë të bashkimit evropian që këmbëngulën për shtyrjen e negociatave vitin e ardhshëm dhe ne 2019 beteja më e vështirë për Shqipërinë do të jetë të bindë Parisin zyrtar se meriton çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.