Kryesore

Arrestimi i Arben Çukos, Rama: Jemi në krah të drejtësisë

18:23 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri, Edi Rama, shpreh keqardhje për arrestimin e ish-deputetit socialist Arben Çuko por shton se për mazhorancën nuk ka dy qëndrimë në raport me ligjin.




Në një postim në twitter, ai shkruan: “Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: Drejtësinë!”

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, u arrestua pasditen e sotme nga policia me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe aktualisht është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.