MILOSAO

Dy studiues shqiptarë përfaqësojnë vendin në panairin e Podgoricës

11:25 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Staff “Milosao” – Shkrimtari dhe studiuesi Arian Leka dhe përkthyesja dhe studiuesja Silvana Leka marrin pjesë në Panairin e Ndërkombëtar të Librit në Mal të Zi. Ky panair me rëndësi në aspektin rajonal – i cili këtë i vit i zgjeroi edhe më shumë dimensionet, duke pasur të ftuar veç Ballkanit edhe shkrimtarë, ilustrues librash, kritikë letrarë, studiues dhe botues nga Gjermania, Skocia, Irlanda etj – u zhvillua këto ditë në Capital Plaza – Podgoricë dhe në ditën e dytë të veprimtarive i kushtoi një hapësirë të veçantë diskutimesh, debatesh dhe promovimesh letërsisë për të rinj dhe fëmijë.




Përveç paraqitjes me një stendë të veçantë të publikimeve të “Botime POETEKA”, Silvana Leka dhe Arian Leka iu bënë pjesë e veprimtarive të seminarit dhe tryezës së rrumbullakët të njërës nga temat më të mprehta të sotme, atë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj, lexuesit të ri dhe formave alternative dhe klasike në leximtari, në të cilat pjesëmarrësit diskutuan sfidat e letërsisë bashkëkohore të rinj dhe fëmijë, ndanë përvojat e tyre dhe ofruan zgjidhje të mundshme mbi problemin që shfaq sot ky lloj i veçantë dhe i rëndësishëm i letërsisë.

Seminari me titull “Letërsia për fëmijë dhe të rinj: sfidat dhe mënyrat e zhvillimeve të saj” u drejtua nga Prof. Vladimir Vojinoviæ, i cili veç ligjëratës së mbajtur, moderoi edhe kumtesat e të ftuarve: Alan Riach – Profesor i Letërsisë skoceze në Universitetin e Glasgoë-ut, Patricia Forde – shkrimtare irlandeze e serialeve për fëmijë në televizion dhe autore e shumë librave me drama për të rinj si dhe Drejtore e “Galëay Arts Festival”, Vladimir Arseniæ  I”ˆ .– kritik i njohur letrar nga Serbia, Joerg Muehle – ilustrator gjerman të librave për fëmijë dhe shkrimtar, të Rita Ann Higgins, nga Irlanda – dramaturge dhe poete për fëmijë, të Andrijana Kos-Lajtman, Branko Èegec, Dragana Kršenkoviæ-Brkoviæ, Janja Vidmar, Miro Gavran, Svetlana Kaleziæ-Radonjiæ si dhe të profesorëve dhe kritikëve të tjerë nga Sllovenia, Austria, Kroacia etj.
Të gjithë pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e këtij lloji të letërsisë për socializimin e lexuesit të lexuesit të ri, nevojën për të krijuar ndjeshmëri më të gjera të këtij lexuesi dhe nevojën për të forcuar lidhjet me mjediset arsimore.

Në këtë veprimtari Silvana Leka dhe Arian Leka paraqitën dy kumtesa dhe referate, lidhur me përvojat e tyre si autore, përkthyes e botues të letërsisë për fëmijë e të rinj. Kontributi i tyre u përqendrua kryesisht rreth çështjeve të veçantive së kësaj letërsie në Shqipëri, prirjeve të reja dhe rolit të autorit vendas përballë letërsisë së përkthyer dhe modeleve të përurimit të kësaj letërsie.

Kumtesa e Silvana Lekës me titull “Autori shqiptar, përballë letërsisë së përkthyer”, trajtoi temat e nevojës së lexuesit të ri shqiptar për të krijuar marrëdhënie me personazhe nga kultura vendase, tabutë dhe klishetë që mbërrijnë prej një pjese të letërsive të përkthyera dhe shpërfillja e kritikës dhe katedrave ndaj letërsisë për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj.
Në këtë kumtim u prekën edhe çështje të ndikimit të serialeve të librave, specifika e përkthyesit të librave për fëmijë, nevoja e këshillimit të titujve për këta lexues, përzgjedhja e kujdesshme e teksteve për lexuesin e ri, të cilat bëhen pjesë e leximeve shkollore, e kurrikulave dhe që arrijnë të futen edhe në sistemin e edukimit letrar në shkolla, si një mënyrë e krijimit të shprehive ndaj “lexuesit të përjetshëm”, prej të cilit kërkohet te jetë jo një blerës i mirë, jo thjesht një lexues, por edhe një individ i pajisur me humanizëm dhe qytetari. një përmes këshillimit. Në tekst u trajtuan edhe çështjeve të zhanreve të reja që zgjerojnë gamën e lexuesve të këtij lloji specifik të librit, siç janë novelat grafike etj.
Në kumtimin e Arian Lekës me temë “Globalizimi i shijeve letrare dhe standardizimi i imagjinatës: letërsitë vendase përballë përkthimeve ndërkombëtare”, u shtjelluar teorikisht dhe u shoqëruan me shembuj çështje të krijimit te stereotipeve kulturore përmes mosnxitjes së letërsive të brendshme dhe vërshimit të librave të përkthyer pa asnjë indikacion e vlerësim tjetër veç atij të “best seller”.

Pasi paraqiti veçantitë e rastit shqiptar në letërsinë për fëmijë e të rinj, i cili, për shkak të implikimit me realizmin socialist dhe heroin pozitiv, hyri në shekullin e ri thuajse pa trashëgimi letrare, Arian Leka u ndal edhe në çështje të rolit të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në shoqëritë multikulturore, multietnike, në shoqëritë në ku të drejtat e njeriut nëpërkëmben, shoqëritë me tranzicion të zgjatur dhe shoqëritë konfliktuale.

Në një kapitull të veçantë ai trajtoi edhe opozicionin “letërsi realiste”, bazuar në realitet dhe përditshmëri, përballë “letërsisë fantastike”, të mbështetur në imagjinatë dhe fiksion. Arian Leka nënvizoi faktin e mbivlerësimit të letërsisë së përkthyer, sidomos të librave serialë, krijimin e mitit të letërsisë dhe ilustrimeve të importuar, përballë mohimit të letërsisë shqiptare për fëmijë dhe të rinj.

Pjesë e shtjellimeve bëhen edhe propozime në lidhje me tipologjinë e përkthyesit të librave për fëmijë, sidomos të përkthyesit të poezive për fëmijë, lloji specifik i gjuhës së përdorur në këto përkthime, vlera e leximeve nga letërsia klasike, përurimi i librit jo me fushata, por si një “rutinë e përditshmërisë së jetës”, lidhja e drejtpërdrejtë mes autorit dhe lexuesit dhe si edhe pushteti i librit përballë mjeteve të reja të leximit.

Në stendën e hapur me këtë rast në Panairin Ndërkombëtar të Librit – Podgorica 2018, “Botimet POETEKA” u paraqit me 15 tituj të rinj, botuar në harkun kohor mes viteve 2017-2018. Titujt janë kryesisht nga letërsia ballkanike, autorë gjermanë dhe austriakë e veçanërisht 8 libra për fëmijë rinj, mes të cilëve libri me përralla “Mësimet e natës”, nga Betim Muço, “Legjendat më bukura: Vëllimi 1 dhe 2” dhe vëllime me poezi për fëmijë “Sot lejohet fluturimi”, nga Arian Leka “Novela Botërore Vëllimi 1 dhe 2 (MIGUEL de CERVANTES, CHARLES DICKENS, ANTON CHEKHOV , RUDYARD KIPLING, SELMA LAGERLÖF, FRÉDÉRIC MISTRAL, MARK TËAIN, JACK LONDON, GUSTAVE FLAUBERT, LEO TOLSTOI, ALPHONSE DAUDET) libri dygjuhësh shqip – gjermanisht “Alle Da” me autor dhe ilustrues Anja Tuckermann dhe Tine Schulz, romani “Konradi – djali i kutisë së konservës”, nga Christine Nöstlinger.

Arian Leka paraqiti gjithashtu në stendën e “Botimeve POETEKA” edhe librat e tij në gjuhën malazeze dhe serbe: “Jedanaest akustiènih eseja” dhe “Dolap “, botuar në Mal të Zi dhe Serbi nga “Plima” dhe “Književna radionica Rašiæ”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.