SPORT

Partizani në krye, mposht Luftëtarin

19:40 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak orë ka zgjatur kryesimi i Skënderbeut, pasi korçarët janë “rrëzuar” në vendin e dytë të Superligës, pas fitores që Partizani regjistroi pak minuta më parë ndaj Luftëtarit. Të kuqtë mposhtën me shifrat minimale 2-1 gjirokastritët, por i mjaftoi për të marrë 3 pikët dhe për tu rikthyer aty ku ishin pak orë më parë, dhe për ta mbyllur në krye të klasifikimit fazën e parë.




Golat e Mensah dhe Bruno Telushit i siguruan Partizanit fitoren e 7-të në 9 javë kampionat. Goli i nderit për bluzinjtë mban firmën e Shkurtaj. Pas kësaj fitoreje kryeqytetasit komandojnë Superligën në kuotën e 22 pikëve, ndërkohë që Luftëtari regjistron humbjen e 7-të në këtë sezon.

Në 9 javët e para bluzinjtë kanë marrë vetëm dy fitore, duke vendosur në pikëpyetje të ardhmen e teknikut Gentian Mezani, i cili ende nuk e ka gjetur formulën e suksesit për skuadrën që në sezonin e shkuar bëri mrekullinë, duke u kualifikuar në Kupat e Evropës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.