BOTA

Treni del nga hekurudha në Taivan, dhjetëra viktima e qindra të plagosur

15:38 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur, pas daljes së trenit nga hekurudha në Taivan.




Treni ka qenë duke udhëtuar nga Taipei për në Taitung, teksa në të ndodheshin 366 pasagjerë, kur ka dalë nga shinat në orën 16:50 me orën lokale.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Tajvanit raporton se dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar në tren.

Nuk është ende e qartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar aksidentin, por dëshmitarët deklaruan për mediat lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe, pastaj panë shkëndija dhe më pas doli tym.

Shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për tu ardhur në ndihmë të lënduarve.

Autoriteti hekurudhor ka deklaruar se treni kishte vetëm 6 vite që kryente atë linjë dhe se ishte “në gjendje të mirë pune para aksidentit”, teksa ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.