Kryesore

“Kemi ca drejtorë legenë që po na nxijnë fytyrën”

12:23 - 22.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kemi ca drejtorë legenë që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”. Ka qenë kjo një nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së.
Ky reagim vjen pas ndalimeve të fundit të ish-zyrtarëve të institucioneve publike. Në mbledhjen e grupit të PS-së Rama ka folur ashpër për të korruptuarit dhe ata që kanë dështuar në drejtimin e këtyre institucioneve.




Po ashtu ligji për bastet dhe ai për shpifjen kanë qenë kryefjalë të mbledhjes së socialistëve. Mësohet se kryeministri Rama ka porositur deputetët të mos mungojë asnjë në seancën e së enjtes ku do të votohet ligji për lojërat e fatit. Po kështu Rama iu ka kërkuar ligjvënësve socialistë të denoncojnë çdo shpifje.

“Ligjin për lojërat e fatit do ta votojmë me shumicë dhe është i lutur çdo deputet t’i bashkohet votimit. Të gjithë duhet të jeni në seancën e së enjtes për të votuar ligjin për lojërat e fatit. Asnjë të mos mungojë në seancën e së enjtes. Po kështu do ju kërkoja që të gjithë të denonconi çdo shpifje duke firmosur dhe kaq ka ekip që e ndjek”, mësohet se ka thënë Rama në mbledhjen e grupit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.