Nostalgji

Nostalgji/ Rozana pas pozave seksi, niset drejt Greqisë

16:00 - 22.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rozana, pas pozave seksi, niset drejt Greqisë




Këngëtarja Rozana Radi duket se po e shijon më shumë se kurrë këtë verë. Arsyeja është pa pikë dyshimi gjoksi i këngëtares. Përsos kënaqësisë që merr tashmë qoftë me veshjet dhe fustanet dekolte, që e tregojnë shumë seksi, janë edhe vështrimet kurioze, e pse jo dhe joshëse që i shkojnë pafund në plazhet ku pushon. Por nga ana tjetër, sapo ka postuar disa foto të reja në faqen e saj në Facebook, komentet kanë vërshuar drejt saj, ku më së shumti i referoheshin pikërisht komplimenteve për gjoksin e bukur.

Pas këtij sadisfaksioni dhe koncerteve të shumta që këngëtarja ka pasur në plazhet e Shqipërisë nga veriu në jug, (Voskopojë deri në Ksamil), Rozana është ndjerë e kënaqur, por edhe e ngopur nga gjithë kjo vëmendje. Për këtë arsye ajo ka dashur t’u vidhet të paktën për pak ditë shikimeve të fansave, që shpesh ia bëjnë pushimet të parehatshme. Kështu, pak ditë më parë ajo ka marrë avionin dhe është drejtuar në një nga plazhet e Greqisë, ku do të gjejë komoditetin që i ka munguar së fundmi. Kthimi në Shqipëri e pret me koncerte dhe performanca të tjera, mes të cilave dhe ato të “Maratonës së Këngës Popullore”, ku Radi merr pjesë me këngën e njohur “Xhamadani vija-vija”, të sjellë në një riorkestrim të ri nga kompozitori Adi Hila.

Ky shkrim u botua më 31 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.