BOTA

Erdogan: Vrasja e Khashoggit e planifikuar, Arabia Saudite të tregoj ku gjendet trupi

11:56 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ishte planifikuar ditë më parë.




Siç pritej, gjatë konferencës për investimet e bëra në Arabinë Saudite, Erdogan zbuloi detaje nga hetimet e kryera nga autoritete.

Erdogan tha se Turqia kishte mbledhur prova të forta që tregonin se gazetari ishte vrarë në një vrasje të paramenduar dhe “të egër”.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të dyshuarit të gjykoheshin në Stamboll dhe kërkoi që Arabia Saudite të japë përgjigje pyetjes se “ku gjendet trupi i Khashoggi dhe kush e urdhëroi operacionin”.

Erdogan konfirmoi se 18 vetë u arrestuan në mbretëri për rastin. Sidoqoftë, ai nuk ka lëshuar asnjë detaj për provat e mbledhura për vrasjen.

Ai nuk përmendi ndonjë regjistrim audio ose video, për të cilat kanë folur mediat në ditët pas zhdukjes së gazetarit.

Presidenti Erdogan tha se tre ekipe me 15 shtetas sauditë kishin ardhur në Stamboll në fluturime të ndryshme, për të pregatitur vrasjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.