BOTA

BE kundër qeverisë italiane, rrëzon manovrën fiskale

17:23 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Evropian ka rrëzuar manovrën fiskale të qeverisë italiane e cila ka ndryshuar në 2.4% raportin mes borxhit publik e PPB.




Komisioni Evropian i ka dhënë 3 javë kohë Italisë për të prezantuar një dokument të ri të reformës ekonomike të qeverisë Konte. Është hera e parë që Komisioni Evropian hedh poshtë programin ekonomik të një vendi anëtar.

“Kërkojmë rishikimin e dokumentit programatik të bilancit kombëtar, informon  Brukseli duke nënvizuar se është hera e parë e paprecedent që janë të detyruar të bëjnë një kërkesë të tillë. Nuk kishim alternativë tjetër”, ka deklaruar në konferencën e shtypit, nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovski. “Manovra ekonomike e Italisë nuk na bindi“, tha ai.

Një ditë më parë Italia i ka dërguar Brukselit një letër zyrtare ku pranon ndryshimin e kushteve të paktit të stabilitetit evropian në dokumentin e manovrës ekonomike të aprovuar nga qeveria, duke nënvizuar se ka si objektiv rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit.  Në këtë letër thuhet gjithashtu e Italia është një nga vendet themeluese të idesë së Bashkimit Evropian e nuk ka asnjë rrezik për një Italexit.

“Italia është në BE e do të qëndrojë në BE”,  ka deklaruar një ditë më parë në  një dalje për mediat dhe kryeministri Giuseppe Conte. Sipas tij nryshimi i koeficienti 2.4%  të borxhit publik është vetëm limit maksimal i lejueshëm nga qeveria në kuadër të reformave që do të marr në sektorin ekonomik me qëllim zhvillimin e vendi e zgjidhjen e mjaft probleme si papunësia e lartë, varfëria, pabarazia e zhvillimit mes veriut e jugut etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.