POLITIKË

Lojërat e fatit, Braçe: Deputetët, presion kriminal

10:55 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur sot në Komisionin parlamentar të Ekonomisë shqyrtimi i ligjit për mbylljen e basteve sportive më 31 dhjetor 2018 dhe ndërprerjen e të gjitha kërkesave për licencë. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, u shpreh se ky pr/ligj do të votohet të enjten.




Braçe bëri të ditur se deputetët kanë provuar presionin maksimal kriminal të segmenteve të caktuara që administrojnë sot aktivitetin e lojërave të fatit.

U miratua dhe propozimi për ndalimin e reklamave të basteve sportive audiovizive dhe tek media e shkruar.

Nga ana tjetër, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se nuk ka kthim pas, ndërsa 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre.

“Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtë, zero!

Jam i bindur se kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit”, u shpreh Ahmetaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.