Kronikë

Pjesë e grupit kriminal, arrestohen 6 persona në Shkodër

17:07 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka arrestuar 6 persona ditën e sotme të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetërin kryeni aktivitet kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike.




Gjatë operacionit të koduar “Tamara”, u sekuestruan gjithashtu dhe 80 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Sipas policisë në pranga kanë rënë  Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.  Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe.  Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe.

Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe.  Kristian Bujaj,  18 vjeç,  banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe.  Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’ Shkodër.

Mbi të gjashtë të arrestuarit rëndojnë akuzat “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe  “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.