Kryesore

Toyota Yaris me euro, Basha: Ja dy deputetët e PS, të përfshirë

12:19 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Veç Taulant Ballës, edhe dy deputetë të tjerë socialist janë të përfshirë në futjen e 3.4 milionë euro të kapur në portin e Durrësit, në dy mjete Toyota Yaris. Sipas kreut të PD-së, Luzlim Basha ata janë deputetët Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. Deklarata e Bashës u bë pasi u thirr nga organi i akuzës për këtë çështje.




Prokuroria trajton si sekret lidhjet e qeveri-krim. Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”, deklaroi Basha.

Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që mund të jenë pronarët e vërtetë të parave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.