Kryesore

“Nuk ka bir k*rve”, pse Tahiri dhe Dako zgjodhën të flasin me shprehjen e Ramës

11:05 - 26.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk ka bir k*rve”. Kjo shprehje e thënë dje nga Vangjush Dako e kemi mjaft të dëgjuar. Një kod, kërcënim apo ashtu i erdhi dhe e tha…? Gjithsesi, i pari që e ka përdorur ka qenë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, asokohe kryetar i bashkisë së Tiranës.




Në vitin 2002, Rama përballej me një komision parlamentar me në krye të ndjerin Sokol Olldashi, për të hetuar abuzimet e Bashkisë, në lidhje me ndriçimin e rrugëve dhe koncertin e “Scorpions”. Ai bëri bujë të madhe duke iu përgjigjur akuzave: “Epo kur të shk*rdhehet mamaja 24 orë dhe kur të vijë puna të dëgjosh një parazit që nuk ka as gradë as Shqipëri, nuk ka asnjë bir nëne dhe asnjë bir kurve të vijë dhe të më kërkojë mua në xhep lekët e veta”.

Bëri bujë kjo shprehje asokohe, që do të vinte vite më vonë tashmë në gojën e Saimir Tahirit. Ish-ministri i Brendshëm, i akuzuar për trafik droge zgjodhi të fliste me gjuhën e shefit të tij.

Në një dalje për mediat, kur i shpëtoi burgut për t’u hetuar i lirë e dëgjuam të përdorë fjalët e Edi Ramës, duke treguar se do vijonte të kërkonte drejtësi për akuzat e konsideruara të padrejta. “Se besoj se do ketë bir nëne dhe bir k*rve që të më ndalojë për të bërë drejtësi”,- shprehej Tahiri.

Dhe kjo shprehje gjeti përdorim edhe te Vangjush Dako. Në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se ai është pjesë edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Nga studio i opinion, i pyetur nëse ka ndihmuar apo bashkëpunuar me grupet kriminale, Dako tha se:

“Unë flas me të gjithë, por si kam bërë asnjë favor. Nuk ka bir k*rve në Shqipëri, përveç mesazheve të Ramës, që të flasë më shumë në telefon se mua. Unë flas me të gjithë qytetarët në telefon, për shqetësime probleme. I kontoj të gjithë në fushatë, takoj krerët e familjeve të mëdha…”

Epo kur e thotë i madhi, pse mos të paralajmërojnë edhe të tjerët?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.