BLUETOOTH

Dona i përket historisë, Musa i Big Brother prezanton “femrën e tij”

17:00 - 03.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ata ishin një ndër çiftet më të pëlqyer që u krijuan në edicionin e fundit të  “Big Brother”9. Dona dhe Musa kaluan një periudhë shumë të bukur brenda në shtëpinë më të famshme që na bëri të mendonim se do të kishin një të ardhme bashkë, por s’ndodhi kështu. Si disa çifte të tjerë,  Musa dhe Dona u ndanë pak kohë pas përfundimit të spektaklit. Menjëherë pasi dolën nga ‘reality show’ Musa u largua për në Itali dhe vazhdoi jetën aty ku e kishte lënë. Dhe mesa duket ai ka nisur edhe një marrëdhënie të re atje.




Kjo u bë edhe më e besueshme nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në ‘Instagram’ ku ai na prezanton të dashurën e re.  Pa zbuluar shumë detaje rreh saj, Musa dhe vajza në foto, shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit. Në mbishkrimin e fotos ai shkruan “Lady”, duke bërë të besojmë se është më tepër se shoqe. Shpesh Musa është përfolur për një lidhje të re, dhe tani ishte vetë ai që i dha përgjigje këtyre thashethemeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.