BLUETOOTH

Eni Shehu thumbon Nevina Shtyllën: Uroj të gjejë veten në emisionin që dikur përçmonte

17:30 - 03.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja simpatike, Nevina Shtylla prezantoi për një sezon në “Klan” emisionin “Jo vetëm modë”. Në këtë program ajo bashkëpunonte me Eni Shehun, i cili ishte në rolin e kryeredaktorit. Por duket se pas largimit të bujshëm të Nevinës nga “Klan” drejt “Top Channel” janë prishur marrëdhëniet mes tyre dhe këtë e ka treguar për herë të parë Nevina në “Pop Culture”.




Ajo tregoi hapur se Eni e ka bërë bllok në rrjetet sociale. Menjëherë pas deklaratës së moderatores, ka ardhur edhe reagimi i Enit, i cili në një prononcim për “Anabel.al” ka treguar se me Nevinën nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhënie shoqërore. E vetmja gjë që i lidhte ishte puna. I pyetur lidhur me bllokimin në rrjetet sociale, ai ka treguar duke qeshur se mund ta ketë shtypur pa dashje. “Mesa duket i mungoj ‘profesionalisht’. Uroj të gjejë veten në programin e ri të sportit që mesa kujtoj e ka përçmuar”, shprehet gazetari. Kujtojmë se pak muaj më parë Nevina ka treguar në “Pop Culture” se nuk është e prirur ndaj futbollit dhe për të një rol i tillë do të ishte një sforco shumë e madhe. Pse gjithë këto thumba mes kolegësh? Ç’të ketë ndodhur? Të presim reagimin e bukuroshes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.