POLITIKË

“Loja e shahut” që po përfundon në “luftë”, paralajmërimi nga Rama

11:26 - 05.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Loja e shahut” mes Kryeministrisë dhe Presidencë duket se po bëhet më interesante dhe do të jetë një precedent për t’u studiuar, pas mos dekretimit nga Ilir Meta të Sandër Lleshit si Ministër të Brendshëm.




Në një postim në Twitter kryeministri ka zyrtarizuar “planin B”, për ta vënë Sandër Lleshin si zëvendës ministër dhe më pas për t’i deleguar kompetencat e plota të ministrit.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkruan Rama.

Më herët, shefi i qeverisë ka deklaruar në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste se “Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë arsye, por vetëm mosbindjen e tij për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”.

“Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet t’i dalim për zot situatës”, mësohet të ketë thënë Rama.

Mbështetur në kushtetutë ose jo, se ku u bazua kreu i shtetit në këtë vendim do të jetë vetë Presidenca që do ta zbardhë, por ajo që kreu i qeverisë duket se ka parasysh me lojën e shahut është kthimi me të njëjtën mënyre i propozimeve që dalin nga institucioni i Presidentit te Republikës.

Dhe testi i parë, do të jetë pikërisht zgjedhja e kreut të KLSH, pasi drejtuesit aktual Bujar Leskaj i mbaron mandati 7-vjeçar në fund të muajit të ardhshëm. Kandidatura për kreun e institucionit shumë të lakmuar të KLSH-së, propozohet nga Presidenti dhe miratohet nga Parlamenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.