Kryesore

Lleshi jep tjetër urdhër për Policinë e Shtetit

17:21 - 07.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, i sapo ardhur në këtë detyrë, ka nisur me njëherë vënien në zbatim të planit të tij për drejtimin e ministris.




Nën kuadrin e kompetencave të ministrit të Brendshëm, Lleshi ka dhënë një tjetër urdhër për drejtuesit e Policisë së Shtetit. Lleshi duke u referuar protestave të fundit në Durrës për ndotjen ngre një problem shumë serioz që ka të bëjë pikërisht me djegien e mbeturinave.

Ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën duke bashkëpunuar me institucionet vendore.

Sipas zv.ministrit, qytetet më problematike në këtë drejtim janë Durrësi, Vlora, Kukësi, Tirana dhe Dibra.

LETRA E PLOTË

I nderuar Z. Drejtor,
Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës.

Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike.

Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm.
Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.