SPORT

Junajtid befason Juven, Siti luan ‘tenis’ me Shakhtarin

09:18 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U mbyllën edhe ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve. Mançester Junajtid fitoi me përmbysje brenda në Torino, me shifrat 1-2 ndaj Juves, përmbysje e cila erdhi në vetëm 6 minuta. Pjesa e parë pa Juven më agresive në kërkim të golit, por zhbllokimi erdhi vetëm në minutën e 65-të, me Ronaldon që shënoi një gol mjaft të bukur.




Por, në minutat 84-ët dhe 99-të ndodhi ajo që më pak pritej dhe ekipi i Murinjos përmbys falë perlës së Matës dhe një autogoli të Aleks Sandros. Në sfidat e tjera, Bajerni fitoi 2-0 ndaj AEK-ut, ndërsa fitoren më të thellë e shënoi Mançester Siti, që në fushën e tij mposhti me goleadë Shakhtrar Donjeckun, 6-0. Roma e kishte më të vështirë fitoren, pasi në tansfertën ruse u desh një karton i kuq i CSKA-së, që të merrnin tri pikët. Golat nga Manolas (4′) dhe Pelegrini (59′) zhbënë golin e Sigurdson (51′), duke iu dhënë fitoren kryeqytetasve italianë.

Me këto tri pikë, Roma ruan hapin e Realit të Madridit, që nga ana e tij shkatërroi çekët e Viktoria Plzen me rezultatin 5-0. Ndërsa Valencia e kishte disi më të lehtë marrjen e tri pikëve, pasi nuk e vunë në diskutim asnjëherë takimin kundër Jang Bojs. Edhe pse miqtë zviceranë barazuan provizorisht, Valencia shënoi edhe dy herë të tjera, duke i mposhtur kampionët e Zvicrës me rezultatin 3-1.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.