Horoskopi

Çiftet horoskopit që “shkatërrojnë njëri-tjetrin” po të jenë bashkë

19:04 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare

Astrologjia mund të mos zbulojë gjithçka mbi personalitetin, por ama nuk le gjë mangut në aspektin emotiv. Ndaj, për t’ju ndihmuar në marrëdhëniet tuaja, ju tregojmë për shenjat që duhet të evitoni.

Më poshtë janë renditur çiftet më ‘toksike’ të zodiakut. Përveçse nuk shkojnë dakord me njëri tjetrin, mund të shkaktojnë edhe dëme emotive afatgjata:

Binjakët dhe Virgjëresha

Binjakët dhe Virgjëresha kanë kanë shumë të përbashkëta: janë të dy shenja që nuk flasin shumë, përshtaten lehtë dhe janë hokatarë, të udhëhequr nga Mërkuri.

Këto ngjashmëri i bashkojnë dhe çojnë në tërheqje, por në fund të fundit Binjakët janë të pavendosur dhe shumë të lirë. Virgjëreshat bëhen nervozë po të rrinë me persona që janë të pavendosur dhe që nuk ‘zënë rrënjë’ si përfundim, një lidhje mes këtyre dy shenjave ka probleme me kofidencialitetin, duke qenë se i japin njëri-tjetrit sinjale kontradiktore. Virgjëreshat bëjnë ‘punën më të madhe’ në një marrëdhënie dhe ëndrrat e Binjakëve do ‘thyheshin’ nga prakticiteti i Virgjëreshës. Çfarë mbetet atëherë?

Luani dhe Bricjapi

Luanët janë persona inteligjentë dhe të përmbushur. Ndaj, tërhiqen nga të talentuarit, të ekuilibruarit dhe ambiciozët siç janë të lindurit nën shenjën e Bricjapit.

Në këmbim, Bricjapët admirojnë sigurinë e Luanit, ndaj të dy shenjat formojnë një çift ideal në dukje.

Por, Luani është një shenjë e zjarrtë dhe kërkon shumë vëmendje, ndërsa Bricjapi është lider i fiksuar pas karrierës dhe nuk i nënshtrohen askujt. Nuk kanë kohë për drama. Kjo gjë i lë të dy personat e këtyre shenjave të lënduar!

Dashi dhe Demi

Dashi dhe Demi nuk kanë shumë të përbashkëta, përveç admirimit që ka Dashi ndaj personave të shenjës së Demit. Gjithsesi Dashi është afër me Demin në rrotën e dashurisë dhe mund të mësojnë shumë prej tyre.

Por, të dy shenjat janë shumë të papërputhshëm me njëri tjetrëin. Asnjëri nga të dy nuk mund të përballojë inatin e tjetrit. Do ishte shkatërrimtare.

Gaforrja dhe Shigjetari

Shigjetari është studenti i përjetshëm dhe Gaforrja ‘nëna e përjetshme’, pavarësisht llojit respektiv.

Kjo do i tërhiqte me njëri-tjetrin me shumë empati, duke patur buzëqeshjet ‘të thyera’ dhe zemrat të lënduara, ndaj nuk do zgjaste shumë. Shigjetari është i pandjeshëm ndaj afeksionit që i dhuron Gaforrja. Manipulimet e Gaforres e irritojnë Shigjetarin.

Luani dhe Akrepi

Dashuria mes Luanit dhe Akrepit është si takimi mes Adamit dhe Evës, e ushqyer nga ndalesa dhe përfundime të llahtarshme.

Luani është i shkathët në aspektin negativ dhe Akrepi është shumë i sigurtë që e bën të jetë tërheqës si magnet. Por, si akulli me zjarrin, këta të dy nuk shkojnë kurrë dakord dhe lidhja e tyre është gjithnjë e paqëndrueshme.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *