BOTA

SHBA dhe Afganistan refuzojnë ftesën e Rusisë për paqe

20:16 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rusia po organizon një takim shumëpalësh për paqen në Afganistan dhe ka përfshirë në të Talibanët. Por ShBA-ja dhe qeveria afgane e mbështetur prej saj, e kanë refuzuar ftesën. Rusia po tregohet aktive në Afganistan me plane investimesh dhe qasje kulturore e diplomatike.




Bisedimet shumëpalëshe për paqen në Afganistan u hapën të premten në Moskë me pjesëmarrjen e Talibanëve dhe Këshillit të Lartë Afgan për Paqe, por mungonte delegacioni i qeverisë afgane.

Rusia ka ftuar 12 vende dhe Talibanët, që po luftojnë për të rivendosur në fuqi ligjin e ashpër islamik i cili u rrëzua pas ndërhyrjes së trupave amerikane në vitin 2001.

Në këto bisedime mungojnë Shtetet e Bashkuara dhe qeveria afgane e mbështetur prej tyre.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, e refuzoi ftesën me pretendimin se bisedimet duhen drejtuar nga qeveria afgane.

Sipas Kremlinit, deri tani për bisedime kanë mbërritur përfaqësues nga Irani, Kina, Pakistani, Taxhikistani, Uzbekistan dhe Turkmenistani.

Bisedimet e Moskës nënvizojnë rolin aktiv që Rusia po luan në Afganistan, disa dekada pas tërheqjes së trupave sovjetike nga vendi, me plane biznesi e investimesh, qasje diplomatike dhe kulturore, e më pak mbështetje ushtarake për qeverinë qendrore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.