AKTUALITET

Zbardhen tarifat e reja për provimet e shtetit

17:00 - 09.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjithë ata që do t’i nënshtrohen provimeve të shtetit në profesionet e rregulluara, tashmë mund të njihen me tarifat e reja që duhet të paguajnë për testimin. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot tarifat që duhet të paguajnë mësuesit, mjekët, stomatologët, farmacistët, infermierët, mamitë, fizioterapeutët, logopedët, teknikët e imazherisë dhe teknikët e laboratorit. “Bazuar në Vendimin Nr. 560, datë 29.9.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga qendra e shërbimeve arsimore”, aneksi 1, për kandidatët pjesëmarrës në provimin e shtetit në të gjitha profesionet e rregulluara, për çdo herë pjesëmarrje mbi herën e pestë, tarifa e shërbimit në favor të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, do të jetë 25 000 lekë”,-thuhet në njoftimin e QSHA-së.




Tarifat
Respektivisht ata që do t’i nënshtrohen testimit për herë të parë në një prej profesioneve të sipërpërmendura duhet të paguajnë 100 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë në momentin që kandidatët do testohen për herë të dytë duhet të paguajnë 125 mijë lekë të vjetra, tarifë, e cila shkon në vlerën prej 150 mijë lekësh të vjetra kur provimi përsëritet për herë të tretë. Sakaq, kur aplikanti që i nënshtrohet provimit të shtetit në një nga profesionet e rregulluara, duhet të paguajë 175 mijë lekë të vjetra, ndërsa kur ky test përsëritet për herë të pestë ai duhet të paguajë 200 mijë lekë të vjetra. Qendra e Shërbimeve Arsimore bën me dije se për çdo herë pjesëmarrje mbi herën e pestë, tarifa e shërbimit në favor të këtij institucioni do të jetë 250 mijë lekë të vjetra”,-thuhet në njoftimin e QSHA-së. Ndërkohë provimet e specializimit kanë një tarifë prej 50 mijë lekësh të vjetra, ndërsa për provimet e tjera të dixhitalizuara, kandidatët duhet të paguajnë po 50 mijë lekë të vjetra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.