Sociale

Familjet e prekura nga dëmet natyrore, kush do të përfitojnë ndihmë financiare

16:30 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Në mbledhjen e 15 nëntorit, pritet të miratohet edhe vendimi për dhënien e ndihmës financiare për familjet e prekura nga dëmet natyrore. “Gazeta Shqiptare” publikon sot emrat e familjeve që përfitojnë këtë ndihmë financiare si dhe masën përkatëse të parave që do të marrin. “Në mbështetje të nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, nënpika 1.1, shkronja b, nenit 29, pika 1, nenit 55, pikat 2 dhe 6, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 8756, datë 26.03.2001 “Për emergjencat civile” të ndryshuar, Kreut III, pika 1, shkronja “b” të vendimit nr. 329, datë 16.05.2012 të Këshillit të Ministrave “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018-2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2018, me propozim të Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi të akordojë një ndihmë financiare për disa familje”,-thuhet në projektvendim.




Shqyrtimi dhe fondi
Pas shqyrtimit të dëmeve në banesat e familjeve që ndodhen brenda territorit të Bashkisë së Tiranës, u vendos që efektet financiare të këtij vendimi të përballohen nga fondi i emergjencave i parashikuar në buxhetin e bashkisë për 2018-ën. “Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës 6 të nenit 55 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe pas konfirmimit nga institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë”,-theksohet në relacion.

Vendimi i plotë nga Bashkia dhe emrat


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.