Nostalgji

Nostalgji/ Ingridi, jetë nate vetëm, pa të dashurin

16:00 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ingridi, jetë nate vetëm, pa të dashurin




Ingridi, jetë nate vetëm, pa të dashurin
Ingrid Gjoni, këngëtarja e famshme, shfaqet më në formë se kurrë. Këtë verë, në fakt nuk kemi pasur shumë foto të Ingridit, nuk e kemi parë shumë shpesh edhe në plazh, gjë të cilën e ka shfrytëzuar shumë mirë gjatë verës së kaluar. Por nuk mund të përfundonte sezoni veror, pa kapur paparaci ynë edhe Ingrid Gjonin. Dhe ja ku e shohim në fakt në shoqërinë e Palomës, në një nga diskot e natës në qytetin e Vlorës. Ingridi na shfaqet më e hirshme se kurrë, madje shumë shumë provokuese. Në veshjen që ka zgjedhur për këtë mbrëmje, dhe në pozën që ka marrë, në fakt, paksa i duket gjoksi. Por kjo për një artiste nuk është shumë problematike.

Ajo që na bëri përshtypje gjatë mbrëmjes, është se Ingridi ka qenë e shoqëruar me Palomën, dhe jo me të dashurin e saj të ri, të cilin e ka nxjerrë në disa aktivitete të kohëve të saj të fundit. Ne të bluetooth u përpoqëm shumë të merrnim vesh diçka më shumë se pse Ingrid Gjoni nuk e kishte me vete të dashurin e saj. Të ketë ndodhur ndonjë krisje në çift, apo kjo ka qenë veçse një mbrëmje e Ingridit për ta kaluar me mikeshat e veta? Patjetër e kemi të qartë se shumë shpejt, vetë Ingridi do ta bëjë publik pozicionin e saj, dhe nuk besojmë se do t’i fshihet të vërtetës për prezencën e saj buzë detit, në qytetin e Vlorës.

Ky shkrim u botua më 14 gusht 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.