Kryesore

“Nuk flet me Xhafajn”, Rama: Ai ka gojë vetë…

21:45 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Report TV”, ka folur në lidhje me dorëheqjen e Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.




Kryeministri ka mohuar zërat e përplasjes me tyre, duke theksuar se Zhafaj dha dorëheqjen me dëshirën e tij.

Ndërkohë, gazetari Nikollë Lesi, iu drejtua Ramës: E dëbove apo dha dorëheqjen kjo është një çështje që ha detyrim….

Rama: S’ka asnjë diskutim se s’kam pas asnjë arsye…Ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë dhe do ketë respektin tim në punën që ka bërë.

Më tej, Lesi foli edhe për deklaratat e Astrit Avdylit, në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, të arrestuar në kuadër të aksionit policor “Vol-Vo 4”.

“Janë gjëra groteske se ata që i referohesh i ka arrestuar kjo polici”,tha Rama.

Lesi tha gjithashtu se ka informacione se Rama nuk fliste me ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

“E pavërtetë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se Xhafaj ishte “i zgjedhur nga unë, i mbështetur nga unë dhe i tërhequr nga detyra me vullnetin e tij të lirë. Ai ka gojë vetë, e ka shprehur vetë, dhe të tjerat janë broçkulla që ziejnë në kazanin mediatik”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.